E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ul Dinamon ne toke

Jeton Selimi
Partizani-Dinamo 1-0
Shenues: Muzaka 22’
Partizani: Shehi, Pinari, Osmani, Gjyla, Hallaci, Dhembi (Hasmetaj 90’), Devolli, Shkembi, Muzaka, (Karapici 71’), Bakaj, Abilaliaj (Malindi 87’)
Trajner: Hasan Lika
Dinamo: Kotorri, Granic, Pisha, Bodrusic, Abraham, Diop (Ferraj 74’), Ishka, Pollozhani, Kuli (Vincetic 57’), Pema (Hanush 63’), Pejic
Trajner: Agim Canaj
Gjyqtare: Jareci, Pregja, Doda
Kartone te verdhe: Pollozhani, Pema, Devolli, Ferraj, Vincetic,
Partizani eshte kryefjala e javes se 21-te te kampionatit. Te kuqte kane mposhtur ne loje e ne rezultat kryesuesit e Dinamos, duke iu afruar me shume kreut e duke e pare veten ne -3 pike nga “nendetesja”. Nje derbi qe i kishte te gjitha, golat (edhe te anuluar), grinten, kartonet e shumte e gjithcka tjeter, qe e bene te shtunen shume te kendshme per te gjithe tifozet. Te udhehequr nga Bledar Devolli ne nje dite fantastike, “demat e kuq” nuk jane ndalur kesaj radhe, duke leshuar sfiden e radhes Tiranes, ne nje tjeter derbi, qe do te ndeze fundjaven kryeqytetase. Tani Partizani beson edhe me shume te titulli kampion, pasi Dinamo, vec lojes se dobet, shfaqi edhe shume ngerce te tjera, qe i referohen disa problemeve, te cilat nxoren koke javen e kaluar.
Ishin me te karikuar dhe kane dominuar cdo cep te katerkendorit te blerte te “Qemal Stafes”. Nje gol i Muzakes pas harkimit te Bakajt mjaftoi qe t’u jape te kuqve fitoren e merituar perballe Dinamos kryesuese. Nis gjithcka dhe menjehere nen diktatin e Partizanit. Eshte Bakaj, qe alarmon mbrojtjen kundershtare, e me pas gjuajtjet e Muzakes e shperthimet e Shkembit. Por, sikur te mos mjaftoje kjo, eshte nje superDevoll ne mesfushe, i cili i fiton te gjitha dyluftimet me kundershtaret dhe eshte nje shtyse e vertete per manovren ofensive te skuadres se Likes. Canaj ndjen se dicka nuk shkon. Gabime te shumta nga sulmuesit e mesfushoret irritojne tifozerine blu. Mungesat e Allmuces dhe Pocit jane vertet te ndjeshme, por sikur te mos mjaftojne kjo, Vicentic e nis nga stoli takimin. Kroati pati leshuar deklarata bombastike ne lidhje me klane te shumta te Dinamo, gje qe s’i kane pelqyer teknikut Canaj, duke sakrifikuar lojtarin. Ne pjesen e dyte, fanellat e kuqe jane ato qe zoterojne topin. Situata nxehet tmerresisht shume, kur anesori Pregja anulon nje gol, cka sjell nervozizmin e gjithe kampit te kuq. Me pas, serish Pregja behet protagonist kur ndalon nje aksion per nje pozicion te dyshimte te Dhembit. Megjithate, Dinamo nuk perfiton dot nga nervozizmi disa minutash i kundershtareve, por qendron apatike dhe vuan presionin e kuq. Perfundimi? Partizani shkurton diferencen e pikeve nga -6 ne -3 dhe shpreson te ndonje gabim tjeter i bluve.
Devolli: Tifoze! S’ka fjale, e duam stadiumin plot
Me i miri ne fushen e lojes, gjirokastriti Bledar Devolli, leshon nje apel per te gjithe tifozerine e kuqe. “Sot (dje) na mbeshtetet shume dhe ju falenderojme, por me Tiranen ju duam shume me teper ne stadium, sepse kemi nevoje per ju. Kjo fitore na ka rritur shume moralin dhe mezi po presim ndeshjen me Tiranen per te bere bis ne derbi. Sot (dje) na munguan disa lojtare titullare, por te shtunen tjeter do te jete nje tjeter Partizan, akoma me i rrezikshem.

Deklaruan pas ndeshjes
Hasan Lika, trajneri i Partizanit
“Ishte nje fitore e merituar, sepse djemte luftuan vertet shume. Qe ne pjesen e pare ishim me superiore dhe pas golit vijuam te kontrollonim lojen. Ne pjesen e dyte, patem disa mundesi per te mbyllur takimin, por nje here per fajin tone dhe dy here per vendimet e gabuara te anesorit nuk mundem ta benim. Nuk e kuptoj se si mund te anulohet nje gol aq i paster e te jepet nje pozicion jashte loje, si ai i Dhembit, kur lojtari u nis nga shpina e mbrojtjes. Megjithate, tani kemi shkurtuar diferencen e pikeve dhe do te perpiqemi te bejme te njejten loje edhe kunder Tiranes, por, me pare, duhet te kalojme Skenderbeun ne kupe, sepse sic e dini, kemi humbur ndeshjen e pare atje”.
Agim Canaj, trajneri i Dinamos
“Partizani e meritoi fitoren, sepse, ndryshe nga Dinamo, lojtaret e tij luftuan me shume. Ishte nje ndeshje qe ne kerkonim ta fitonim, por nuk mundem dot. Skuadra nuk iu pergjigj fushes dhe me nderrimet kerkova te ndryshoja dicka. Kemi shume pune per te bere dhe duhet patjeter te marrim rezultat pozitiv ne ndeshjen e ardhshme”.

Momentet e nxehta

3’ - Minuta e trete e lojes dhe eshte Partizani qe jep sinjalin e pare me ane te Elis Bakajt.
15’ - Pejic tenton, por gjuajtja e sulmuesit kroat perfundoi paksa mbi trekendesh.
22’ - GOOOOL Partizani shenon golin e pare. Gjergj Muzaka shenon me koke, pas nje harkimi perfekt te Elis Bakajt.
51’ - Elis Bakaj ekzekuton nje goditje denimi qe shnderrohet ne gol, por anesori Pregja sinjalizoi gjyqtarin Jareci, i cili anulon golin. Protestat e shumta te kampit te kuq arrijne piken e nxehte kur presidenti Xhani zbret nga tribuna per t’i kerkuar llogari gjyqtarit te katert dhe delegatit te FSHF-se. Forcat e rendit largojne nga pista presidentin e revoltuar.
66’ - Shkembi kundersulmon dhe hap lojen ne te majte, ku Abilaliaj me zgjuarsi le topin te ike, sepse ishte ne pozicion jashte loje dhe eshte Dhembi qe nis galopin. Por anesori Pregja sinjalizon nje pozicion te parregullt, duke shkaktuar serish revolten e kuqe
75’ - Bakaj shperdoron nje rast fare te paster. Sulmuesi gjuan dy here i shtrire pertoke, por topi i rivjen serish ne kembe. Ne tentativen e trete, topi, qe po i drejtohej kuadratit, gjen koken e Granic, qe shpeton porten e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›