E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy grabitës me motor, plumb pronares së një dyqani valutor

Një 46-vjeçare është plagosur
me armë zjarri në
afërsi të një pike të këmbimit
valutor në hyrje të Rrugës së
Kavajës, në Tiranë. Rudina Shametaj
është sulmuar fi llimisht nga
dy persona me motor rreth orës
8:20 minuta të mëngjesit, të cilët
kanë tentuar t‘i vjedhin çantën e
dorës. Grabitësit kanë hasur në
rezistencën e saj dhe janë përpjekur
t‘i marrin çantën ku kishte
një shumë të konsiderueshme
parash, me anë të dhunës fi zike.
Duke mos arritur dot qëllimin,
në ikje e sipër, njëri prej tyre ka
goditur me pistoletë në këmbë
gruan, duke e plagosur. Gruaja
është dërguar në spital, ndërsa
grabitësit, të cilët nuk kanë përfi
tuar asgjë nga kjo grabitje, janë
larguar me shpejtësi nga vendi i
ngjarjes.
Bu r i m e t p o l i c o r e t ë
kryeqytetit bënë të ditur se
që në marrjen e telefonatës e
kanë vlerësuar në maksimum
këtë tentativë grabitjeje dhe në
vendngjarje kanë shkuar edhe
drejtuesit e policisë. Fillimisht
i është dhënë ndihma e parë
së plagosurës. Më pas ka nisur
puna për rindërtimin e skenës
së krimit dhe për dokumentimin
e kësaj vepre penale. Sipas të
dhënave të para hetimore, Rudina
Shametaj, sapo ka marrë një
ambient në hyrje të Rrugës së
Kavajës, ku ka nisur ndërtimin e
një pike të këmbimit valutor. Ajo
ka treguar për policinë se si çdo
mëngjes, edhe dje, ka shkuar te
dyqani për të ndjekur punimet,
dhe se priste së shpejti ta hapte
atë. Por, sapo ajo po përgatitej
të hapte biznesin e saj, dy persona
me një motor, i janë afruar
me shpejtësi dhe kanë tentuar
t‘i rrëmbejnë çantën e dorës.
Megjithatë, 46-vjeçarja ka rezistuar,
duke mos e lëshuar lehtë
çantën, e kjo ka shkaktuar humbjen
e ekuilibrit të motorit, me
të cilin udhëtonin dy grabitësit.
Më pas, ajo ka treguar për uniformat
blu se njëri prej tyre, ai
që rrinte në pjesën e prapme të
motorit, ka nxjerrë një pistoletë,
ia ka drejtuar dhe ka qëlluar në
pjesën e poshtme të trupit, duke
i shkaktuar plagosje në këmbë.
Pas kësaj ngjarjeje, ata janë larguar
nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se, duke u nisur
nga këto të dhëna, është rrethuar
e gjithë zona dhe kanë nisur
kërkimet për autorët e krimit.
Nga ana tjetër, oficerët e policisë
kanë marrë në pyetje edhe dëshmitarët
e tjerë të ngjarjes, të
cilët janë munduar të rrëfejnë se
çfarë kishin parë. Por, pika kyçe
e hetimeve për policinë ka ardhur
më vonë, kur është ndërtuar
identikiti i njërit prej grabitësve,
sipas dëshmisë së të plagosurës
dhe sipas të dhënave të tjera
hetimore. Mbi bazën e këtij
identikiti, grupi hetimor bëri të
ditur se ka shoqëruar mbi dhjetë
persona. Burimet policore
shpjegojnë për "Shqip" se ata
përshtaten shumë me të dhënat
për të dyshuarit, kështu që janë
persona nën hetim. Fotografitë
e tyre i janë paraqitur edhe
46-vjeçares, e cila, pavarësisht
se ka deklaruar se e mban mend
autorin e ngjarjes, nuk ka mundur
të identifikojë ndonjë nga
të shoqëruarit. Sipas policisë,
hetimet kryesore për këtë ngjarje
janë përqendruar në pistën
e grabitjes me armë, por nuk
përjashtohet edhe ndonjë pistë
tjetër. Sipas policisë, ka dyshime
se autorët mund ta kenë ndjekur
të plagosurën edhe për ndonjë
motiv tjetër, pasi jo shumë larg
vendit të krimit, ndodhej edhe
një argjendari, e cila nuk është
prekur nga grabitësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›