E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti 45 mijë marka, ekstradohet nga Kanadaja

Dy persona janë ekstraduar nga Interpol-Tirana, pasi
kërkoheshin për grabitje me armë dhe për shfrytëzim
femrash për prostitucion. Nga Kanadaja është bërë
ekstradimi i Leonard Mehmetit, 46 vjeç, lindur e banues
në Vlorë. Sipas dosjes penale, Gjykata e Vlorës, me
vendim të vitit 2003, e ka dënuar atë me 12 vjet heqje
lirie, për veprën penale të "vjedhjes me armë", kryer në
bashkëpunim. Nga të dhënat mësohet se Mehmeti, në
bashkëpunim me Ardian Muhon, i kanë grabitur me armë
R. Micit, 45 mijë marka gjermane, më datë 21 mars të vitit
1995. Kjo ngjarje u arrit të zbardhet shumë kohë më vonë,
ndërkaq që gjykata e dënoi atë për krimin e kryer. Dje, nga
Milano e Italisë, u bë edhe ekstradimi i Edmond Etemajt,
36 vjeç, lindur e banues në Berat. Gjykata e Shkallës së
Parë Berat, me vendimin të datës 4 nëntor 2004, e ka
dënuar atë me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale
të "shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese".
Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Vlorë, me vendim të datës 23 shkurt 2007. Sipas vendimit
të gjykatës, në vitin 1996, Ferdinand Etemaj, pasi është
njohur me shtetasen J. A, i ka premtuar asaj ta çonte
në Itali dhe të martohej me vëllain e tij, Edmond Etemaj.
Pasi kanë mbërritur atje, kanë shkuar në shtëpinë e Edmondit,
ku ndodhej dhe shtetasja A. K, e cila shfrytëzohej
për prostitucion nga Ferdinandi. Ata i kanë kërkuar të dy
shtetases J. A. të punonte si prostitutë. Ajo ka refuzuar
dhe si pasojë Ferdinandi dhe Edmondi kanë ushtruar
dhunë fi zike mbi të, duke e detyruar të prostituojë në
Torino, për tre vjet me radhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›