E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë interesash ka Erjon Veliaj në Jalë?

I mirëinformuari Veliaj është një njeri i besuar i kompanisë së ndërtimit që kishte planifikuar njollën e ndërtimit në Jalë, ndërkohë që prej më shumë se 4 vjetësh, ai i ka dërguar falas gjithë mbështetësit e vet që të zdërhallen në çadra, godina e në rërën e perlës së Jonit. Tani ka ardhur koha që ai të bëjë transparencën e marrëdhënies së tij me këtë pjesë të bregdetit

Erjon Veliaj, ai djali i ri, që s’dihet çfarë profesioni ka dhe nuk dihet se ç’punë ka bërë, por që krijon shoqata, lëvizje, së fundi edhe parti dhe që gjithmonë ngelet kryetar…, e pra u ftilluat për kë bëhet fjalë…, ai ishte më i egri në vrerin që derdhte ndaj Bankës Botërore pse ajo kishte certifikuar kthimin mbrapsht të një projekti, për një fshat turistik në Jalë. Të jemi të saktë, gjatë gjithë “angazhimit” të tij, te “Mjaft”, G 99 dhe së fundi edhe të Partisë “G 99”, Erjon Veliaj, nuk ka vepruar për parime, megjithëse fliste në emër të parimeve. Pas ambicies së tij më të fundit, për të krijuar një parti-patericë, për Edi Ramën, sigurisht kundrejt shpërblimit me një post deputeti, afërmendsh që kuptohet se edhe çjerrje zëri dhe gjestikulacionet me këmbë e me duar kundër Bankës Botërore, bëheshin vetëm dhe pse, ai ishte pjesë e asaj ortakërie ndërtuesish e politikanësh, që i kishin mbushur mendjen vetes se Jala, ishte pronë e tyre.
Me këtë ide, pse jo dhe bindje, ka jetuar Erjon Veliaj periudhën e kapërcimit nga “Mjaft” te G 99 e mandej te PG 99. Aq e vërtetë është kjo, sa kushdo mund të mbajë mend fletëpalosjet që shpërndaheshin anekënd, me anë të të cilave Erjon Veliaj ftonte çdokënd të veronte në kampingun veror, pronë të tij në Jalë. Ndërsa sponsorët i kishin mundësuar atij, “infrastrukturën”, e tipit çadra kampingu, dyshekë, batanije etj., të tjerat Erjon Veliaj, më saktë tjetrën dhe më kryesoren, tokën, ai mendonte se e kishte të siguruar. Ndaj edhe të paktën 3- 4 vitet e fundit, Erjon Veliaj e zhvendoste lëvizjen-parti të tij, në Jalë. Këtë e bënte për një arsye të vetme, për t’u familjarizuar me atë copë toke në bregdet, për të cilën i mbushte mendjen vetes se ishte e tija…
Ndaj edhe u nxeh, e nevrikos me Bankën Botërore, aq sa mund t’i shkojë atij roli i “të nxehurit” e “nevrikut”.
Ka të drejtë.
Nuk është e lehtë që të humbasësh një pasuri të tillë në bregdet, sikurse Jala, për të cilën je investuar, për të mos thënë je konsumuar, deri në kufijtë e çjerrjes dhe hakërrimit direkt e indirekt ndaj Bankës Botërore.
Erjon Veliaj është i ndërgjegjshëm, se nëqoftëse mendon se ka arritur deri aty ku pretendon, e ka pasur këtë si “shpërblim”, pse ai ka bërë rolin e asaj kones që leh, e të ngatërrohet nëpër këmbë, por që nuk të kafshon. Po t’i biesh me një shqelm, atëherë, ajo kone fut bishtin ndër shalë dhe duke hungërirë, mes mjaullimës së maces dhe lehjes së një qeni ikën me vrap.
I ndërgjegjshëm për këtë rol, Erjon Veliaj ndaj edhe ka zgjedhur të heshtë këto ditë postreagimit zyrtar të Bankës Botërore, që kushdo mund ta lexojë si një shqelm për atë dhe duke futur bishtin ndër shalë e duke hungëritur kushedi se ku mes mjaullimës së maces dhe lehjes së një qeni, ka marrë arratinë.
Këtë pozicion prej “të heshturi”, e ka zgjedhur edhe për të imituar Edi Ramën, udhëheqësin e tij…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›