E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy interpretime per nje vendim


Gjykata e shkallës së parë në Fier ka vendosur që të pezullojë zbatimin e aktit administrativ të prefektit të Fierit, që lajmëronte mbledhjen e Këshillit të Qarkut.

Vendimi është dhënë me kërkesë të kryetarit të zgjedhur të qarkut. Ky i fundit ka kundërshtuar nismën e prefektit që në thelb kërkon bërjen e zgjedhjeve për të votuar një kryetar qarku nga koalicioni i djathtë.

“Këtë pretendim tonë e gjeti me vend edhe gjykata që morri vendimin e mësipërm të pezullimit deri në përfundim të procesit gjyqësor. Me këtë vendim të gjykatës dështoi me turp, ashtu siç e meritonte, përpjekja e prefektit dhe segmenteve të caktuara të kësaj mazhorance, të cilët megjithë forcën e pushtetit, ishin lëshuar si bisha mbi këshilltarët e majtë dhe të djathtë, për t’i detyruar të votonin në mënyrë të kundraligjshme ndryshimin e antarëve të qarkut”, deklaroi Vangjel Ndreka, kryetar i Këshillit të Qarkut të Fierit.

Por, prefekti bën një interpretim të vendimit duke thënë se do e respektojë atë. Sipas tij, gjykata ka vendosur pezullimin e zbatimit të aktit dhe kjo sipas prefektit është vendim për të mos njoftuar më asnjë anetar të Këshillit të Qarkut, ndersa janë njoftuar 94 dhe mbetet vetem një pa njoftuar.

“Vendimi pezullon dhe nuk anullon, aktin administrative të prefektit. Pezullon dhe ne e kemi pezulluar nga ky moment. Aktualisht kemi një këshilltar të palajmëruar dhe atë nuk do ta lajmërojmë më”, shprehet Bujar Hasa, prefekti i Fierit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Mister” tenderi i Pollos
Tenderi  për dhënien me koncesion  për të ndertuar dhe menaxhuar rrjetin e internetit me bazë të gjerë në Shqipëri është zhvilluar në terr informativ. Vlorë, kapen 30 kg kanabis
Policia Kufitare e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar rreth 30 kg lëndë narktoike e dyshuar si kanabis sativa. Elbasan, mjeti del nga rruga, vdes 55-vjecari
Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne aksin Elbasan- Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Kokreve te Komunes Hotolisht te Librazhdit.
"Otranto", protestë para konsullatës italiane
"14 vjet tragjedi, krim me paramendim. Kerkojme drejtesi per viktimat e Otrantos”. Ky ka qene apeli qe familjaret e viktimave te Otrantos kane organizuar perpara konsullates italiane ne Vlore.
Vrasja në Durrës, mister autori
Vrasja e tipit mafioz në Durrës ka mbetur pa autor. Forca speciale dhe agjentë të krimit të rëndë kanë zbarkuar në Durrës, për të zbuluar dhe gjetur autorin e vrasjes së Gentian Gashit, me mbiemër të ndryshuar.


Lajmet kryesore

Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Zbulohet padia ndaj Tahirit
Kriset pakti politik
“Mister” tenderi i Pollos
BB: Kujdes borxhin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›