E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kandidatët për PS-në e Tiranës prezantojnë platformat

TIRANE - Dy kandidatët për postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, kanë paraqitur platformat e tyre në para anëtarëve socialistë të disa organizatave. Ilir Zela e vuri theksin te bashkimi i gjithë socialistëve të Tiranës, ndërsa Saimir Tahiri me anë të platformës së tij e vuri u fokusua në modernizimin e PS-së së Tiranës. Kryesocialisti Edi Rama që ishte i pranishëm, tha se kjo do jetë një garë e barabartë dhe transparente.

“Bashkimi i të gjithë socialisteve dhe progresistëve të tjerë- të bashkuar fitojmë! Ndërtimi mbi përvojën dhe shtimin e vlerës së të gjitha kontributeve në funksion të fuqizimit të shpirtit opozitar, ardhjes në pushtet dhe qeverisjes progresiste. Të fitojmë besimin e çdo progresisti- çelësi i suksesit për rrotacion të shpejtë politik. Forcimi organizativ i partisë së kryeqytetit- më shumë drejtësi organizative, më shumë mundësi konkurrimi, më shumë meritokraci në promovim, më shumë gjithpërfshirje.”- deklaroi kandidati Ilir Zela.

“Kemi detyrimin të kthejmë PS në një parti moderne, në gjendje të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë vendin. Me rregulla të mirë përcaktuara, ku të garantohet kontributi i gjithsecilit, por edhe të kthehet në vlerë të shtuar për socialistët. Ne bashkë do ndërtojmë një parti të hapur, demokratike, por njëkohësisht moderne, në gjendje ti përgjigjet kohës, terrenit dhe njerëzve. Askush nuk mund ti bëjë këto i vetëm. Për këtë arsye, në Partinë e Tiranës, veç Kryetarit, do zgjidhet menjëherë Kryesia e Partisë Tiranës që do të përfaqësojë vlerat më të mira të anëtarësisë së çdo njësie. Do zgjidhet një aparat i zgjeruar sekretarësh që do punojnë ngushtësisht me mua dhe me ju.”- deklaroi Saimir Tahiri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›