Dy kandidatura te tjera per anetare te Keshillit Mbikqyres te BSH-se
Ne Tirane komisioni i Ekonomise miratoi sot dy kandidatura te tjera per anetare te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise te propozuar nga shumica.
Behet fjale per zotin Dhori Kule rektor i Universitetit te Tiranes dhe zonjen Ela Golemi e propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Kandidatura e trete qe duhet te propozohet nga parlamenti i eshte lene opozites e cila ka paraqitur emrin e deputetes se saj Ermelinda Meksi ish ministre e Ekonomise dhe Integrimit. Keshilli Mbikqyres i bankes perbehet nga 9 anetare 7 prej te cileve u ka mbaruar mandati.
Dy dite me pare Komisioni i Ekonomise miratoi edhe tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria mes te cileve ishte edhe guvernatori aktual i Bankes Ardian Fullani i cili eshte perballur me kritikat e opozites per aktivitetin e tij.
Pas miratimit te te gjitha kandidaturave nga parlamenti i takon presidentit Bamir Topi te perzgjedhe mes tyre edhe guvernatorin e ri te Bankes se Shqiperise.