E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy këmbësorë goditën “Te rrethi”

Dy këmbësorë janë aksidentuar mbrem rreth orës 23:00 në afërsi rrethit në Prishtinë. Sipas të dhënave të para të Policisë së Kosovës, një mashkull dhe një femër kanë marrë lëndime të rënda pasi një veturë me shpejtësi të madhe i ka goditur ata, raporton KTV-ja.

Policia bënë të ditur se të lënduarit janë transportuar në Qendrën Emergjente dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë. Vozitësi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të tij. Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar se vetura e tipit Mercedes me një shpejtësi prej 140 km/orë njërin nga viktimat e ka tërhequr zvarrë disa metra. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›