Dy kompozitorë rusë çelin në 1 shtator sezonin e TKOBAP

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor çelin në 1 shtator në mbrëmje sezonin e ri artistik me dy vepra të dy kompozitorëve klasikë rusë. Me simfoninë nr. 5 në Re minor të Dmitri Shostakoviç dhe koncert për piano Nr. 2, Op 18 të Sergei Rahmaninof.
Një koncert simfonik ky i orkestrës së këtij institucioni, me titullin, “Rilindja e një Artisti Barbar”. Me të ftuar dirigjentin italianin, Jacopo Sipari dhe solist në piano, pianistin po italian më famë botërore, Giuseppe Albanese.
Nga 1 korriku, 190 punonjës të TKOBAP kanë përfituar rritje page nga 47-59%. Gjë për të cilën ka komentuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Në programin e miratuar edhe nga një bord i ri i TKOBAP, nga shtatori deri në fund të këtij viti do të mund të shohim në skenën operistike premierën e titulluar “Zare” të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, “Kavaliera Rustikana” me regji nga Nikolin Gurakuqi, premiera e baletit “Dua” me koreograf balerinin shqiptar në Mynih Taulant Shehu, Festivalin Kombëtar të Dansit ku do të jetë i ftuar edhe balerini shqiptar në Francë, Angjelin Prelocaj, me premierën e titulluar “Gost”.
Një program i madh do të jetë edhe ai për festat kombëtare te nëntorit dhe për Krishtlindjet etj.
TKOBAP do jetë edhe pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Por si rrallëherë sezoni i drejtoreshës së re të TKOBAP, violinistes Abigela Voshtina, hapet me koncert orkestror.
/rtsh/