E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy korografe kapen me 44 pako droge

Policia e Gjirokastres ka bere te mundur arrestimin dy korografeve pasi jane kapur duke transportuar nje sasi marijuane. Burime nga policia bejne me dije se te arrestuarit jane shtetasit Nerti Xhani 25-vjec dhe Almenda Hoxha 22-vjece te cilet u kapen duke transportuar 44 pako me marijuane ne autobuzin e linjes Gjirokaster-Tirane. Pas informacioneve ne rruge operative uniformat blu u vune ne ndjekje te autobusit ne vendin e njohur si ish-Agjencia e Udhetareve ne Luftinje ne aksin rrugor kombetar Tepelene - Krahs dhe rreth ores 17.00 ata ndaluan autobusin ne bagazhin e te cilit mes cantave te tjera zbuluan edhe dy valixhet e dyshuara me lende narkotike. Nga verifikimi i valixheve rezultuan 44 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban dhe brenda tyre ndodhej lenda narkotike e papresuar ne forme boceje. Para se te identifikonte dy autoret policia mori ne pyetje te gjithe pasagjeret dhe drejtuesit e autobusit nga ku rezultoi se dy valixhet u perkisnin dy korografeve nga Tirana.Sipas policise dy koreografet kolege pune me njeri ndashtjetri e kishin blere drogen ne Lazarat per ta shitur ne sasi te vogla me pas ne Tirane per konsum te brendshem ne ambientet e shkollave universiteteve dhe pub-eve te nates.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›