Bashkimi Familjar pergjigjja per 90 dite

Reduktohet afati per kthimin e pergjigjes per bashkimin familjar. Nga nje periudhe prej nje vit e gjysme aktualisht emigranteve ne vendin fqinj Itali pergjigja u kthehet brenda tre muajve. Ne te vetmin sportel unik ne Rome drejtuesi Ferdinando Santoriello tregon se sporteli ne regjim te plote pune me flukse legalizime test te italishtes dhe kurse formimi kryen kete pune per 90 dite. Nenprefekt i Romes drejtues i Sportelit Unik per imigracionin te kryeqytetit tregon me krenari nje nga rezultatet e arritura nga zyra e tij. Qendrim qe duket i justifikuar po te mbahet parasysh qe deri dy vjet me pare kur mori kete detyre imigrantet qe kerkonin te bashkonin familjet e tyre prisnin edhe nje vit e gjysme per te marre pergjigje.Merita eshte e nje organizimi te punes dhe te procedurale por edhe e digjitalizimit te larte te praktikave thote nenprefekti. Per bashkimet familjare per shembull tani gjate takimit te pare me kerkuesit kontrollojme menjehere dokumentet e nese gjithcka eshte ne rregull leshojme menjehere autorizimin. Per me teper kemi informatizuar protokollin dhe skanarizojme te gjitha dokumentet per te pasur edhe fashikuj elektronike. Edhe pika e nxehte e legalizimeve duket se eshte ftohur. Kishim 33 mije kerkesa na kane mbetur per te perfunduar vetem nje mije. Jane ato me problematiket per te cilat per shembull jane duke u bere hetime per te verifikuar situata jo aq te qarta e ne disa raste jane hapur edhe procedura penale. Por natyrisht jane edhe ankimimet te cilat vazhdojne. Nderkaq vazhdohet te punohet me flukset e hyrjes. Ne Rome jane paraqitur dicka me pak se 30 mije kerkesa por kuotat ne dispozicion jane vetem dymbedhjete mije. Sporteli Unik ka leshuar tashme 8 mije autorizime ndersa per 4 mije kerkesa pret integrimin e praktikes. Kete vit kemi organizuar 200 seksione per 8 mije persona ne mbi 30 qendrat e provinces ku zhvillohet testi. Thirrjet per te mbajtur testin u mberrijne te interesuarve shume me perpara 60 diteve te parashikuara nga ligji ne Itali jemi nder ata qe kane testuar me shume persona ne me pak kohe-siguron Santoriello. E zgjidhje nevojiten shume vecanerisht tani qe pritet te vije ne fuqi marreveshja e integrimit. Do ti takoje Sportelit Unik te shpjegoje e te vere te firmosin marreveshjen te gjithe te ardhurve te rinj edhe 100 ne dite dhe pastaj pas dy muajsh ti therrase per nje kurs te shkurter edukimi qytetar.