E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dy korriku do te kujtohet per kurajen mbinjerezore”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjate vizites se djeshme ne ekspoziten ne perkujtim te ngjarjeve te 2 korrikut 1990, u shpreh se kjo eshte nje date ku heronjte e lirise kapercyen muret e ambasadave, duke sinjalizuar renien e murit te hekurt. “2 korriku 1990, do te mbetet ne kujtesen e cdo shqiptari per kurajen mbinjerezore te atyre mijera shqiptareve qe thyen muret e izolimit e qe u pasua me ngjarje te jashtezakonshme te protestave madheshtore, rrezimit te simboleve te diktatures, ardhjes se lirise se shumepritur pas gjysme shekulli izolim”, u shpreh Topalli. Sipas saj, kjo date eshte skalitur ne historine tone te pluralizmit, kur mijera te rinj e te reja, heronj te lirise, kapercyen muret e Ambasadave ne Tirane ne kerkim te lirise, kunder diktatures me mizore. Pas ekspozites, ne kuader te aktiviteteve ne kete date, kryeministri Sali Berisha priti ne zyren e tij, nje grup te qytetareve te cilet ishin nga te paret qe hyne ne ambasadat e huaja ne 2 korrik te vitit 1990. Ne mes tyre ishin zoti Edgar Cani, i cili hyri ne ambasaden italiane se bashku me djalin 11 muajsh dhe prestare te tjere te familjes, zoti Avni Delvina, piktor ne profesion, i cili hyri ne ambasaden italiane bashke me gruan shtatzene, zoti Armand Xhuli me bashkeshorten Vjollca, zoti Arian Bejko i cili hyri ne ambasaden gjermane si dhe zoti Agim Seitaj me bashkeshorten e tij zonjen Manjola Tufina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›