Montobio: Politika ta kaloje kete situate te veshtire
Ambasadori i Spanjes, Manuel Montobio, keshilloi dje forcat politike qe te kalojne kete moment te veshtire, per nje te ardhme drejt perspektives evropiane. Pas takimit me Ministrin e Jashtem, Ilir Meta, tha se situata aktuale politike, duhet te zgjidhet sa me pare. “Shqiperia ka qene dhe eshte ne nje moment te veshtire qe deshirojme ta kaloje, mbi te gjitha per veten e saj dhe per nje te ardhme me te mire per te, por njekohesisht edhe per pasojat qe kjo ka ne avancimin drejt perspektives se saj evropiane. Ne kete kuptim une besoj qe miqte e vertete jane ata qe te thone te verteten dhe thone ate qe ndodh dhe ate qe shohin dhe kjo eshte ajo qe ne kemi bere gjate ushtrimit te presidences spanjolle te BE-se”, tha Montobio. Sipas tij, Spanja ka tentuar te kontribuoje qe gjithcka te mund te avanconte gjate presidences spanjolle te Bashkimit Evropian. “Pertej asaj me te cilat mund t’i referohet drejtperdrejt Shqiperia, do te doja te beja nje balance te asaj qe ka mbetur nga presidenca spanjolle e BE-se dhe te vija ne dukje, Samitin e Sarajeves qe pertej konkluzioneve te saj, vete mbajtja e tij eshte nje arritje dhe sukses i vecante”, vijoi Montobio. Sipas tij, gjate kesaj dekade, Samiti i Zagrebit qe u zhvillua ne vitin 2000 ofroi nje siguri qe zona e Ballkanit Perendimor nuk eshte nje zone per te zgjidhur konflikte, por eshte nje zone per Stabilizim dhe Asociim.
Spanja dhe Shqiperia heqin tatimin e dyfishte, tani lehtesira per biznesin
Shqiperia shmang tatimin e dyfishte me Spanjen ne kuader te forcimit te bashkepunimit ekonomik mes dy shteteve. Ne Ministrine e Puneve te Jashtme u zhvillua dje ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes per “Shmangien e Tatimit te Dyfishte dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal ne Lidhje me Tatimin mbi te Ardhurat” ndermjet Shqiperise dhe Mbreterise se Spanjes. Pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, Ambasadori i Spanjes ne vendin tone, Manuel Montobio, u shpreh se nenshkrimi i nje marreveshjeje per te evituar tatimin e dyfishte, te pakten per Spanjen qe ka nje ekonomi te nderkombetarizuar, eshte nje garanci qe kerkojne bizneset dhe firmat spanjolle per t’u vendosur ne nje vend tjeter, eshte nje garanci praktike por njekohesisht edhe per sa i perket aspektit simbolik qe ka. “Eshte nje shenje besimi qe qeveria spanjolle i ben ekonomise shqiptare, duke besuar qe per kompanite dhe bizneset spanjolle, ia vlen te investojne ne Shqiperi. Per kete arsye Qeveria spanjolle ofron kuadrin juridik me te mire te mundshem, per te lehtesuar keto investime”, tha Montobio. Ai shprehu bindjen e zhvillimit te marredhenieve mes dy shteteve, nuk eshte vetem bilateral, por ka nje vokacion per te qene se bashku ne bote. “Ne kemi nje angazhim dhe nje kompromis shume te vendosur ne lidhje me integrimin evropian te Shqiperise, sepse ne e dime qe nje vend qe ka vuajtur naten e erret te diktatures nuk mund te kete nje konsolidim demokratik pa integrimin evropian per ata qe kane vuajtur ne kurrizin e tyre izolimin e historise”, tha Montobio. Marreveshja krijon nje baze te plote ligjore per trajtimin tatimor te personave fizike dhe juridike shqiptare dhe spanjolle te cilet kane aktivitete biznesi, apo te ardhura te tjera te cilat jane ne juridiksionin e legjislacioneve tatimore te te dy shteteve.
Mbeshtetja
Spanja do te ndihmoje Shqiperine qe te kete nje administrate profesionale dhe te pershtatur me standardet e Bashkimit Evropian. Ambasadori i Spanjes, Manuel Montobion, tha se Spanja ka ushtruar presidencen e BE-se gjashte muaj e fundit.