E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja e Ambasadave, dje u perkujtua 20 vjetori i saj

Mazhoranca kujtoi dje me nder dhe perulje 20-vjetorin e 2 korrikut 1990, ku mijera shqiptare ne rebelim ndaj diktatures se gjate komuniste, u dynden para ambasadave te huaja ne vend. Rreth 5000 shqiptare, kapercyen muret e ambasadave te vendeve te perendimit ne Tirane, me shpresen e nje te ardhme me te mire per te kerkuar strehim politik, mbrojtje dhe largim nga shteti me i izoluar komunist i Evropes. Dyndja ne ambasada, lajmeroi shembjen e regjimit komunist, ndonese ky regjim rezistoi edhe per nente muaj te tjere pas kesaj ngjarjeje. Levizja studentore e 8 dhjetorit, ishte ajo qe dha goditjen vendimtar per ndryshimin e regjimit komunist. Pikerisht nga kjo levizje studentore u krijua Partia Demokratike. Me vone ngjarjet vijuan me te tjera zhvillime, ku me 20 shkurt te vitit 1991, demonstruesit e shumte, rrezuan ne Tirane bustin e Enver Hoxhes dhe ne mars te vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para shumepartiake, te cilat u fituan nga Partia Socialiste. Por nuk zgjati me shume se dy muaj, pasi nje greve e pergjithshme e detyroi kete qeveri te jape doreheqjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›