E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbërrijnë dy anijet “Archangel”, dhuratë nga SHBA

Sot pasdite në portin e Durrësit kanë mbërritur dy anije të tipit “Archangel”, dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Rojën Bregdetare të Shqipërisë.

Burime zyrtare nga Komanda e forcave detare bënë të ditur se tre vjet më parë, në shtator të vitit 2010, u futën në përbërje të Rojës Bregdetare shqiptare edhe 3 anije të tjera të të njëjtit tip.

Këto anije të reagimit të shpejtë, me një vlerë 5.3 milionë dollarë amerikanë, sipas Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes, (ODC) në Tiranë, janë nga fondi i koalicionit kundër terrorizmit të SHBA. Pavarësisht kushteve të vështira të motit, ekuipazhet e dy anijeve në bashkëpunim me specialistët dhe mjetet e Autoritetit Portual Durrës bënë sot të mundur uljen e dy anijeve të reja, transmetojnë mediet shqiptare agjencinë e lajmeve ATSH.

Raportohet se ekuipazhet e të pesë anijeve janë plotësisht të afta për drejtimin e tyre, pas një trajnimi të kryer në verën e vitit 2010./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›