E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Asociacioni i komunave parashihet edhe në pakon e Ahtisaar-it

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot në Prizren se formimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit e parasheh edhe pakoja e presidentit, Martti Ahtisaari, si një nivel bashkëpunimi dhe vëllazërimi të komunave mes vete, e jo diçka siç e kërkon Serbia.

Komentet Sejdiu i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur para studentëve të Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizrenit me temën “Rruga e shtetndërtimit të Kosovës – Sfidat dhe perspektiva”, shkruan Rtk.

Sejdiu tha se vazhdimi i dialogut teknik midis Kosovës e Serbisë është i nevojshëm, sepse duhet të bisedohet për shumë tema, që janë në interes të paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm rajonal e përtej.

Kosova është e obligueshme që në çdo segment të jetë kontrolluesi i zbatimit të ligjshmërisë dhe sovranitetit në hapësirën e saj, tha Sejdiu para studentëve të Fakultetit Juridik./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›