E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy lajme interesante për arsimin brenda një dite

Share

Dy zhvillime shumë interesante ka pasur për arsimin këtë ditë.

Kështu, në vitin 2013, Shqipëria planifikon që anglishtja të jetë provim i detyrueshëm për maturantët. Po ashtu, në anglisht do të zhvillohen masterat e doktoraturat. Një vendim i till është përshëndetur edhe nga ambasadori amerikan. Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t’ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them kete ja atribuoj punes, inteligjences dhe frymes suaj luftarake per t’ja dale mbane, edhe pse Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vendet e tjera. Ky vend te ecë perpara, eshte e rendesishme te ecë ne kete vazhde.Eshte e rendesishme qe ju te jeni me mire se studentet e tjere, kur vjen puna per gjuhen angleze”, tha Arvizu.

Por ndërsa shqiptarët, për të cilët është shtruar shumë rrallë për diskutim çështja nëse e njohin mirë shqipen, mësonin se do japin provim të detyruar anglishten, një grup fshatarësh protestuan në komunën Strum në Fier, duke akuzuar se mësuesit që vijnë nga qyteti janë të paaftë dhe pa arsimin përkatës. Ata bllokuan rrugën në shenjë proteste, duke thënë se mësuesit e komunës nuk merren në punë, edhe pse kanë arsimin e duhur. Sipas tyre, kjo ndodh për shkak se ata në fshat nuk kanë të paguajnë 2 mijë euro në drejtorinë arsimore për të fituar vendin e punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›