E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani dhe dy tropojanë po shpëtojnë Ilir Metën

Share

Megjithë nervozizmin dhe zhgënjimin që ekziston në publik për vendimin e Gjykatës së Lartë, një hollësi ka shpëtuar nga përbërja e trupit gjykues. Treshja që ka votuar qysh ditën e parë pro Ilir Metës përbëhet nga dy gjyqtarë nga Tropoja dhe  Ariana Fullani. Gani Dizdari dhe Guxim Zeneli janë dy gjyqtarët nga Tropoja, që së bashku me Fullanin, e cila arriti të ribëjë burrin për herë të dytë Guvernator në kohë krize, vetëm për shkak të këtij gjyqi, kanë votuar rregullisht pro Metës qysh në fillim, duke skicuar dhe procedurën me të cilën do ta shpëtonin atë.

Edhe pse origjina e tyre në ndonjë rast tjetër nuk do të ishte domethënie, me frymën e krahinorizmit dhe tribalizmit që mbretëron në pushtetin e Berishës krijohen gjithnjë dyshime të forta. Kështu, tre njerëzit e parë që shkuan në vendngjarje kur  vetëvranë Kosta Trebickën ishin nga Tropoja . Edhe në raste gjykimesh të tjera që nga shkalla e parë në Apel dhe tashmë në Gjykatë të Lartë, herë pas here shfaqet qartë linja e krahinarizmit në besnikërinë ndaj pushtetit.

Kjo nuk do të thotë se çdo tropojan mendon dhe i shërben verbërisht Sali Berishës, por të gjithë tropojanët e emëruar nga Berisha janë ushtarë të tij.

NE FOTO: Guxim Zenelaj, një nga pjestarët e trupit gjykues, i cili ka shkuar në Gjykatë të Lartë pas betejës që PD bëri me listën e propozuar nga Topi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›