Dy mandate kunder Berishes
Berisha ka bere gabimin e fundit te jetes por PS nuk po e ndeshkon PS nuk mundi te parashikonte e as te ndalte krimin pas zgjedhjeve konsumuar ne nje akt final si ndryshim i rezultatit ne tavoline prej nje grushti keqberesish. PS ka ndalur perfshire ne nje beteje juridike te sterpare si perpjekje e perkushtuar ambasadoresh per te shpetuar nje sistem te kalbur por jo si kauze e saj... - thote ne kete analize per Shekullin nenkryetari i grupit te PS deputeti Erion Brace nje nga zerat me aktive te opozites se majte dhe shef i fushates per Tiranen.
Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e 8 majit Por degradimi pas zgjedhjeve ben qe Partia Socialiste te duket e rene ne kllapi. Ka mjaftuar vetem nje beteje tipike e Sali Berishes ajo ndaj rezultatit te gjithpare e fitues se Tiranes qe PS te humbe kthjelltesine jetike qetesine e domosdoshme vendimmarrjen konkrete aksionin politik. Berisha ka bere gabimin e fundit te jetes por PS nuk po e ndeshkon PS nuk mundi te parashikonte e as te ndalte krimin pas zgjedhjeve konsumuar ne nje akt final si ndryshim i rezultatit ne tavoline prej nje grushti keqberesish. PS ka ndalur perfshire ne nje beteje juridike te sterpare si perpjekje e perkushtuar ambasadoresh per te shpetuar nje sistem te kalbur por jo si kauze e saj.
Nuk eshte beteja e saj PS po ben degjuesen e shock-uar ne nje duel te paqarte e te pabarabarte - per shkak te formimit kultures ligjore krejt te ndryshme ne fund menyres se te menduarit - mes ambasadoreve dhe Sali Berishes. Prej kesaj pike nuk po mund te luftoje edhe pse behet fjale per kauzen e njohur voten e lire. Tashme ne kushte krejt te reja kur PS ka fituar bindshem besimin e shqiptareve ne zgjedhjet e 8 majit. Sali Berisha ka arritur te fshehe tensionin social qe desh shpertheu mu ne rruge madje ti heqe nervin e betejes PS. Ai po synon ti jape popullit te opozites pushimet. Pa popullin e saj opozita nuk eshte. PS ka fituar bindshem por po sillet si humbese. Berisha e ka marre zvarre ne nje beteje te qellimte per ta ndalur te administroje fitoren madje pa e lene te gezohet per te. PS eshte fituese por e medyshur. Koka e PS - lidershipi po ben lavjerresin mes vleresimeve teknike korrekte keshillave po te tilla te ambasadoreve per Sali Berishen per te zgjidhur pa konflikt e kalimthi ceshtjen - dhe keshillave kercenuese haptazi te njeanshme e te paligjshme te Sali Berishes per trupen tradicionale dhe te tromaksur te gjyqberesve te Kolegjit. Por kjo eshte nje ceshtje politike
1. Dy mandate qe duhen administruar
Me 8 maj Partia Socialiste mori nga populli dy mandate te qarta
1. Mandat politik- PS u votua si partia me e madhe ne vend me numrin me te madh te votave dhe te zgjedhurve ne nivelin e keshillave vendore
2. Mandat qeverises - PS u votua si alternativa qe do te qeverise 2/3 e qytetareve ne kete vend.
Te dy mandatet duhen administruar.
Me autoritetin e te zgjedhurit nga populli
Me pergjegjesine politike te alternatives
Me modestine e fituesit te kontrates se besimit.
Me autoritetin e te zgjedhurit nga populli PS duhet te investohet me vendosmeri ne zgjidhjen e problemit te madh te demokracise ne Shqiperi. Me ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline sistemi ka marre nje goditje rrenuese dhe ka shenja te qarta se ka rene. Pa voten e lire e te barabarte nuk ka qeverisje kushtetuese. Premtimi kushtetues me baze ketu nuk eshte me.
Me pergjegjesine politike te alternatives PS duhet te investohet me perkushtim te permiresoje e zgjeroje veten. Nje parti e madhe pas zgjedhjeve duhet te krijoje mundesi per te gjithe liri e demokraci por edhe funksionim me rregulla te gjithepranuara e garantuese per secilin dhe vete partine. Nje model i nje shoqerie te lire e funksionuese kombetare alternative e nje pushteti te ndeshkuar me ikje.
Me modestine e fituesit te kontrates se besimit PS duhet te investohet ne nje program kombetar te qeverisjes vendore demokratik autonom konkret qe ka ne thelb interesat e komunitetit dhe mireqenien e tij pjesemarrje ne vendimmarrje pjesemarrje ne administrimin e te mirave ekonomike liri sipermarrje mundesi per pune arsim e shendet me te mire si tregues i kujdesit dhe garancive sociale transparence si mundesia e vetme per qeverisje te pergjegjshme e te pakorruptuar.
Kjo e ben PS te pergjegjshme per besimin e marre. E ben fitoren te administrueshme por e ben PS edhe me te mire. Nje PS e mire e mund te keqen sociale te gjithshperndare te keqen Berisha Nje PS alternative i ben njerezit te zgjedhin te ardhmen per te mundur te keqen. Nje PS modeste percakton punen si detyrim ndaj votuesit duke mbajtur larg te zgjedhurit nga tundimi i interesave personale. Keshtu fitorja ia vlen
2. Problemi i madh i demokracise
Ne nje perpjekje dyvjecare per ti dhene procesit zgjedhor transparencen si dimension garantues PS mundi qe ne zgjedhjet e 8 majit te ndale perseritjen e nje vjedhjeje masive te njejte me vjedhjen ne zgjedhjet politike te vitit 2009. Por jo deri ne fund. Ajo qe u duk qarte krijoi precedentin e paqene deri me sot ndryshimin e rezultatit ne tavoline duke perdorur shumicen e thjeshte ne nje trupe politike te njeanshme qe administron zgjedhjet. Ajo qe u mezi duk terheq alarmin per krijimin e nje skeme perfekte te krijimit te trupave elektorale fiktive por te dobishme dhe qellimisht me ndikim ne rezultatin perfundimtar te cdo gare elektorale financuar mjaftueshem nga parate e krimit e korrupsionit.
Ne Kushtetute thuhet se Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira te barabarta.... Zgjedhjet e 8 majit deshmuan se ky premtim kushtetues ka rene. Premtimet kushtetuese te gjithepranuara kane rregulluar bashkejetesen tone deri me sot. Renia e tyre per nje pjese te shoqerise ne rastin konkret per me shume se gjysmen e fut vendin ne nje spirale te rrezikshme te nje konflikti social qe derrmon demokracine. Ky eshte problemi i madh me te cilin PS duhet te perballet Pa negociuar per te dhe pa pranuar skema te sajuara qe nuk zgjidhin perfundimisht problemin por garantojne riciklimin e tij.
Te dy elementet kriminale bejne te padobishme kushtetutshmerisht zgjedhjet si instrumenti themelor demokratik. Me to funksional dhe te perdorur tashme ne te gjithe territorin ne zgjedhje politike manipulimi do te jete masiv. Ndaj e vetmja rruge eshte te ndalen e ndeshkohen shoqeruar me garanci ligjore te perhershme.
Mandati popullor-politik dhe qeverises - qe PS mori pas ketyre zgjedhjeve duhet perdorur per te zgjidhur kete problem te madh te demokracise.
Dy menyra ka
Rruge institucionale - reforma te thella te sistemit politik dhe te administrimit te zgjedhjeve
Rruga institucionale kerkon pjesemarrje dhe iniciative. Prej dy vitesh PS nuk ka bere jete parlamentare normale. Rrethanat e imponuara nga Sali Berisha kane bere qe te jete keshtu. Berisha e ka perdorur kete per te bere ate qe do. Caku eshte kaluar aq sa PS shihet sot si nje parti qe iken dhe jo si nje parti ne beteje. Kjo eshte serioze dhe kerkon nje vendimmarrje te re te trupes parlamentare ne kete beteje per angazhimin rolin detyrat administrimin e pakices bllokuese perdorimin e saj si kusht per reformat jetike te demokracise.
Rruge jashte-institucionale - te perballjes me forma demokratike te ashpra te protestes per te imponuar garancite kushtetuese e demokratike te lirise.
PS ka tashme dy pervoja
- Ate te refuzimit ndaj saj ne jeten parlamentare refuzimit te reformave bllokimit te tyre ne funksion te qellimeve elektorale te Sali Berishes
- Ate te betejes popullore ne sheshe e rruge me synim rritjen e presionit qytetar perkunder Qeverise dhe Sali Berishes ne funksion te shpetimit te shtetit institucioneve garantuese nga zhberja prej fuqise politike te individit politik.
Pervojat kane qene te dhimbshme e tragjike. PS sot nuk ka njerin prej deputeteve ne radhet e saj vrare barbarisht prej regjimit por nuk ka edhe kater prej mbeshtetesve te saj vrare live ne sy te te gjithe shqiptareve ne bulevardin e Shqiperise.
Sistemi i kalbur i drejtesise ka bere asgje per te ndeshkuar krimin.
Sali Berisha nuk e do opoziten ne Kuvend por me shume nuk do popullin ne rruge.
Kjo beteje duhet te vazhdoje Ne Kuvend dhe ne sheshe por mbi e gjitha perballe me Sali Berishen.
Te dyja rruget nuk perjashtojne njera-tjetren duhen nderthurur e perdorur menjehere. Forca aritmetike e numrave qe po perdoret per te dhunuar e zhbere lirine dhe te drejtat e qytetareve duhet te perballet ne Kuvend ne sheshe e rruge me fuqine e re demokratike te pas 8 majit te nje populli te lire.
Njerezit duhen thirrur ne demonstrate dhe duhen udhehequr ne te. Ne cdo rast dhe jo vetem kur nevoja politike e do kete Ne cdo rast te cenimit te rende te te drejtave dhe interesave themelore politike ekonomike e sociale te qytetareve te cilat burojne nga liria kushtetuese. Dhe rasti eshte tani kur menjehere pas vjedhjes se zgjedhjeve Sali Berisha ka ndermarre shpronesimin me te madh ne historine e ketij vendi.
Nje revolucion lirie ka fuqine te zmbrapse e rrezoje nje regjim kriminal
3. Dy mandatet ku dhe si duhen perdorur
Kur vota popullore te jep nje besim si ai qe PS mori me 8 maj fuqia e besimit duhet investuar ne permbushje te pritshmerise se votuesve. Interesi i tyre i gjere duhet te udheheqe betejen politike per demokracine permiresimin e perfaqesimit dhe alternatives qeverisjen e mire e te pergjegjshme. Kjo eshte pergjegjshmeri. Ajo qe po jetojme si krize e rende e demokracise kerkon perdorimin e mandateve te 8 majit ne Kuvendin e Shqiperise ne Partine Socialiste ne Pushtetin Vendor
Kuvendin e Shqiperise
Zgjedhjet e qershorit 2009 dhe ato te 8 majit qe nuk jane mbyllur ende deshmuan se premtimi baze kushtetues ai sipas te cilit qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira te barabarta... ka rene. Ne nje analize me te gjere jane nje sere premtimesh kushtetuese qe qeverisja e Sali Berishes i ka rrezuar.
Nderkohe nje sere garantesh dhe barrierash kushtetuese ngritur si element kontrolli ndaj sulmit qeveritar mbi Kushtetuten jane rrezuar ne nje akt te qortueshem bipartizan tre vite me pare provuar qartesisht si i demshem ne tre vitet qe vijuan.
Premtimet kushtetuese themeluan Republiken tone te re.
Premtimet kushtetuese nuk jane mbrojtur qeverite dhe partite i kane kompromentuar per nevoja politike.
Tani eshte koha per nje reforme te Kushtetutes
Per te perterire premtimet per te rikthyer garantet per te shkruar premtime te reja qe ndalojne e ndeshkojne veprime politike e administrative qe rrezikojne Sistemin por edhe premtime te reja ne baze te te cilave do te shohim e ndertojme te ardhmen tone.
Ndaj mandatet e 8 majit duhen perdorur per
- Reforme te Kushtetutes
Nderhyrja qe u krye tre vite me pare ne Kushtetute i ka sherbyer krizes dhe ka forcuar pozitat politike te keqberesve te Sistemit. Ndaj do te mbetemi dhe ne rastin me fatlum do te rikthehemi shpesh ne krize - jemi ne dore te sjelljes politike dhe synimeve personale te politikaneve qe do te drejtojne shumicat.
Reforma duhet te zgjidhe krizen
Te garantoje lirite dhe te drejtat demokracine si sistemin qe kemi zgjedhur per te rregulluar jeten tone
te riktheje balancen kontrollin mes pushteteve
te garantoje mbrojtjen e Sistemit nga goditjet prej politikaneve qe kerkojne pushtet pertej kufijve kushtetues
te riktheje mundesite qe Sistemi te vetembrohet dhe kthehet ne integritet permes kufijve qe ndalin ne kohe veprimin antikushtetues te politikaneve qe keqdrejtojne shumica te thjeshta e antidemokratike
Reforma duhet ti paraprije Shqiperise se 100 viteve qe vijne
Tu tregoje e jape te ardhmen shqiptareve te rinj
Te mbarte premtime te reja kushtetuese qe transformojne Shqiperine qe kemi tregojne e garantojne lirine si model zhvillimi perspektiven e saj politike ekonomike sociale pronesore teknologjike energjetike mjedisore kulturore etj. te sigurise dhe drejtesise permbushin aspiratat e saj ne raport me shqiptaret fqinje dhe Evropen demokratike.
- Reforme te Sistemit Politik- sistemit zgjedhor e te administrimit te zgjedhjeve
Rimodelimi i sistemit politik tre vite te shkuara sherbeu per te testuar nivelin e demokracise qe partite politike bartin brenda tyre e materializojne ne administrim te pushteteve politike qe kane.
Kjo deshmi mjafton per te treguar se Sistemi eshte lehtesisht i keqperdorur brenda partive ne krijim te kuorumeve klienteliste e te bindura por edhe lehtesisht i manipulueshem ne zgjedhje cfaredo politike e administrative ne krijim te shumicave te paverteta produkt i manipulimit zgjedhor. Kjo ka sjelle krizen.
Reforma duhet ti jape fund krizes
te garantoje voten e lire e te barabarte si thelbin ku bazohet qeverisja kushtetuese e permes se ciles konkurrojne e vleresohen partite politike alternativa e tyre ne nje Sistem politik te vertete te drejte perfshires e demokratik
te garantoje nga listimi i zgjedhesve deri ne leximin e votes ne menyre te drejte te paanshme dhe transparente parimin nje qytetar nje vote
te modernizoje votimin dhe administrimin e votimit per ta bere te vertete transparent te shpejte te pamanipulueshem dhe larg ndikimit te vullnetit keqberes te cilitdo administrator.
- Reforme te Sistemit te Drejtesise
Sali Berisha lindi te vdekur drejtesine ne vitin 1992. Mbyti cdo rilindje te saj ne 5 vite duke vendosur dhunshem nje sistem te padrejte politik e thellesisht te varur. Populli e dogji ne vitin 1997. Por nje varg qeverish te majta humben shansin per te rithemeluar nje sistem drejtesie te pavarur profesional dhe funksional. Ato rikualifikuan gjyqtare te modifikuar dhe nuk i shpetuan dot krijimit te nje trupe gjyqesore kliente e te leshuar ne kulturen qe vendos shefin politik mbi ligjin. Berisha e gjeti kete trupe ne perputhje me kulturen e tij - kulturen e shefit tani po e perdor nderkohe qe ka instaluar kulturen e padrejtesise e te pandeshkueshmerise ne vend.
Reforma duhet ta zhbeje kete Sistem
te ndertoje e garantoje pavaresine institucionale te trupes gjyqesore
ta nxjerre nga cdo lloj varesie apo pushteti te individit politik dhe votimi i tij
ta perterije me nje gjenerate te re profesionistesh dinjitare
ta pastroje me vendosmeri nga anetare te korruptuar apo te nenshtruar ndaj korrupsionit politik dhe vendimmarrjes se tij
ta mbeshtese me mjetet e domosdoshme per ti dhene funksionalitet dhe dinjitet drejtesise si garante e Sistemit demokratik lirive dhe te drejtave te qytetareve
- Reforme Administrative dhe te Sistemit te Gjendjes Civile
Levizje te medha te popullsise ndodhur ne 20 vite kane bere qe njesi te tera administrative te mos ekzistojne me apo te jene te padobishme per banoret e tyre. Levizjet e popullsise i kane ndare ato ne nje fare menyre nga te tjera njesi.
Nderkohe nevojat e perditshme vecmas per pune e jete ne kushte me te mira kane zhvendosur njerezit shume e kudo aq sa sot jo vetem standardet e lejebanimit apo lejeqendrimit kane rene por shumekush nuk e di ku ti gjeje si ti gjeje apo me tej cilido pergjegjes nuk di ke administron.
Ky eshte kaosi i krijuar me dhe pa ligj.
Per nevoja te politikaneve te mbrapshte ky kaos u perdor kete here per te krijuar trupa elektorale fiktive te paguara e te transportueshme per qellime elektorale
Reforma duhet ti jape fund kaosit
te mundesoje nje ndarje te re administrative te Shqiperise qe ka ne thelb bashkimin per tu qeverisur me mire shtuar e perdorur me mire burimet ekonomike dhe aksesin e njerezve ne to si burim mireqenieje
regjistrim te plote ligjor dhe transparent te cilitdo qytetar familje prone biznesi etj
rregulla te reja te levizjes qendrimit dhe banimit ndryshimit te tyre duke vendosur perfundimisht standarde te patjetersueshme qyteterimi dhe shmangur e ndeshkuar standardet kriminale per qellime politike elektorale te fshehjes se nje krimi penal apo fiskal.
Partine Socialiste
Zgjedhjet e 8 majit deshmuan se Partia Socialiste eshte sot organizata politike me e madhe ne vend. Numri i votave qe materializon besimin per te vjen ne rritje ashtu si njesite administrative qe ajo do te qeverise.
Me shume shqiptare kane zgjedhur PS duke projektuar nje parti me te madhe te majte moderne. Kur ndodh kjo duhet qe partia te hape dyert te zmadhohet duke mirepritur njerez te zakonshem grupe sociale grupe profesionale grupe interesash tani edhe gjenerata te reja qe duan te lidhin te ardhmen me te. Njeheresh duhet te hapet per te pritur ide projekte programe qe ideojne te ardhme te perbashket.
Nje shumesi e tille njerezish interesash e idesh nuk kerkon vetem nje parti por nderton dhe imponon nje menyre jetese
Pra PS duhet te jete me shume se organizate duhet te jete menyre jetese.
Model lirie e zhvillimi model organizimi e bashkejetese model komunikimi dhe debati model rregullash dhe bashkimi model moral interesash dhe karriere model nderi dhe transparence. Per cilindo qytetar familje grupim shoqeror e social grupim interesash ekonomike e financiare qe sheh te e majta mundesi per te.
Nje model i tille kerkon shume dashuri solidaritet e bashkim pozitiv. Nje model i tille mbeshtetet mbi lirine por edhe mbi rregullat qe mbrojne lirine dhe vete organizaten.
Ndaj mandati politik i 8 majit duhet perdorur ne PS per
- Reforme Lirie
Liria dhe abuzimi me te - si ne kahun e kufizimit dhe ne kahun e keqperdorimit - eshte problemi me i madh sot i organizatave politike. Kjo eshte arsyeja perse liria duhet institucionalizuar garantuar si e drejte e paprekshme mbrojtur nga keqperdorimi prej interesave individuale.
Liria duhet
te karakterizoje berjen pjese
te garantoje marrjen pjese
te beje te domosdoshem komunikimin mes te ngjashmeve e te ndryshmeve
te ligjeroje propozimin idene projektin programin
te udheheqe debatin
te bej perfshirese vendimmarrjen
te beje te drejte konkurrimin
te beje te ndershem votimin
te beje te detyrueshem aksionin.
- Reforme te Rregullave
Rregullat bejne te mundur bashkejetesen ne organizate. Ato vendosin kufijte per lirine e gjithsecilit nga fillimi berja pjese deri ne fund dalja jashte. Ato i ngjajne premtimeve kushtetuese mbi mbaze te cilave themelohet bashkejetese ato nuk duhet te terhiqen te komprometohen dhe per te cilat duhet te ekzistoje ai qe kerkon llogari per to.
Rregullat po kundershtohen nisur nga pozitat e liridashesit aq sa sot rregullat dhe organizata shihen njesoj si pengese per karrieren vetjake. E kur kjo paranoje funksionon tradhtia behet zgjidhja efikase. Tradhtia eshte kthyer ne sistem brenda PS dhe nje mundesi per abuzimet elektorale.
Rregullat duhet
te garantojne berjen pjese
te bejne te domosdoshme marrjen pjese
te shquajne si te pranuar daljen jashte kur bashkejetesa sulmohet apo tradhtohet
te percaktojne komunikimin si detyrim mes te ngjashmeve e te ndryshmeve
te ligjerojne propozimin idene projektin programin si kontribut te matshem
te vendose debatin si norme brenda partie
te zgjeroje ne perfshirje vendimmarrjen
te pranoje si legjitime te drejten per karriere ne baze te se ciles qendron merita e ndertuar ne fushe-beteje
te bejne te drejte konkurrimin
te bejne te ndershem votimin
ne fund
te bejne te detyrueshem aksionin
- Reforme te Institucioneve
Ajo qe po i ndodh shtetit institucioneve te tij po shperndahet si infeksion ne cdo organizate me shume ne cdo organizate politike.
Fuqia politike e individit drejtues tejkalon cdo rregull del mbi cdo institucion. Kjo po i zhben institucionet dhe kjo po dobeson deri ne paralize funksionalitetin e cdo organizate.
Bashke me to dhe demokracine e brendshme.
Po ndodh qe organizata vihet ne levizje vetem kur leviz individi drejtues punon vetem kur punon ai merr vendime vetem kur vendos ai per to. Ne fakt koha ka treguar se individet kane kufijte e tyre politike e biologjike institucionet duhet te mbeten.
Institucionet duhet
te grumbullojne fuqine e perbashket te individeve te organizates
te garantojne rregullat e perbashketa-vecmas ato te komunikimit propozimit debatit karrieres konkurrimit
te administrojne pjesemarrjen ne vendimmarrje dhe detyroje zbatimin e tij
te kufizojne ne mandate drejtuesit por edhe perfaqesuesit vecmas ata administrative.
- Reforme te struktures organizative dhe funksionimit
Hapja e organizates ne funksion te krijimit te hapesirave te reja per cilindo qe beson ne te ben te domosdoshme shtrirjen e saj sa me shume ne territor. Nje shtrirje kapilare deri ne njesine me te vogel ku grumbullohen e jetojne qytetare eshte jetike. Por nuk mjafton. Ngritja e institucioneve qe i grupojne anetaret ne baze te interesave te tyre eshte ajo qe duhet permbushur. Rinia duhet te jete fuqia politike dhe organizative ne terren. Gruaja duhet te plotesoje me ne fund gjysmen bosh ne strukturen e organizates.
Struktura duhet te funksionoje. Funksionaliteti i saj duhet te buroje nga institucionet te programohet orientohet e organizohet prej tyre. Puna si produkt i funksionalitetit te jete e matshme.
Por mbi te gjitha funksionimi si ekip te jete detyrimi parimor.
Struktura funksionale duhet
te siguroje mbulimin kapilar te territorit
te orientoje fuqine politike te rinise ne terren konkret
te garantoje perfshirjen e gruas ne gjysmen e saj
te kapitalizoje interesat profesionale dhe mendimin e kualifikuar te anetareve
te programoje punen konkrete dhe te matshme
te ndertoje punen ne ekip si elementin kyc te suksesit
Ne qeverisjen vendore
Qytetaret zgjodhen me 8 maj Partine Socialiste per te qeverisur ne pjesen derrmuese te njesive administrative. Pas ketij besimi popullor PS do te qeverise gati 2/3 e qytetareve te Shqiperise. Nje mandat i forte e i qarte qeverises me te cilin PS ka mundesine te jetesoje oferten e saj zgjedhore.
Ne nje pjese te njesive qytete e komuna PS e merr kete te drejte per here te pare pas shume vitesh ne kushte te nje rrenimi te plote ekonomik te tyre dhe nje zhgenjimi te madh te banoreve atje.
Te qeverisesh ne mes te nje krize te rende politike ekonomike financiare sociale nen sulmin e Qeverise se Sali Berishes presionin per permbushjen e interesave te Familjes se tij dhe gerryerjen e korrupsionit te perhapur eshte e veshtire. Por e mundur.
Ndaj mandati qeverises i 8 majit duhet perdorur per
- Nje program kombetar te qeverisjes vendore
Perfshires dhe unik i perbere nga parime baze te qeverisjes vendore autonomia ne administrim e ekonomise dhe pasurise natyrore vendore sherbimi publik transparenca ne vendimmarrje plani zhvillues i territorit si territor ekonomik.
- Zbatimin e Paktit per qytetarin
Konkret dhe i mbeshtetur ne pervojen me te mire te modelit te suksesit te Bashkise se Tiranes ne permbushje te interesave konkrete te qytetareve mundesise per pune e sipermarrje lehtesimit nga barra fiskale qeveritare aksesit te barabarte e konkurrues ne burimet e ekonomise vendore solidaritetit me te vegjlit te pamundurit e te moshuarit.
- Zgjerimin e vendimmarrjes
Per ti kthyer pushtetin popullit perfshirjes ne vendimmarrjen vendore - ne propozim diskutim miratim per ceshtje te administrimit te territorit ekonomik perdorimit te burimeve te pasurise vendore orientimit te shpenzimeve vendore financimit te zhvillimit te ekonomise vendore ruajtjes se mjedisit ndarjes se buxhetit te solidaritetit.
- Rikthimin e autonomise vendore
Per ti dhene fuqine kushtetuese pushtetit vendor te cenuar rende nga Qeveria e Sali Berishes nisur nga qellime politike te bllokimit falimentimit ekonomik e financiar dhe interesat korruptive te perfitimit nga ekonomia vendore dhe pasurite natyrore aty.
- Nje pakt kombetar kunder interesave te Familjes Berisha
Per te refuzuar cdo plan te iniciuar apo imponuar dhunshem nga qeveria qendrore nisur nga interesat e paane te Familjes Berisha. Vecmas ne vijen bregdetare nga Velipoja ne Ksamil ku interesat e kesaj familje kane qene evidente dhe ne konflikt te hapur me interesat qytetare atje. Por edhe ne zona te tjera te pasura te vendit ne njesi tashme te copetuara nga leje minerare e pushtuara nga industri aspak miqesore me mjedisin dhe qytetaret.
- Nje pakt kombetar kunder korrupsionit dhe konfliktit te interesave
Per te garantuar transparence dhe praktikat me te mira ligjore ne administrimin e parave publike dhe pasurive natyrore e ekonomike vendore per te garantuar konsumimin e mandatit popullor ne permbushje te interesit publik dhe jo ne permbushje te interesit privat te cilitdo pushtetar administrator apo keshilltar.