E Shtunë, 31 Tetor 2026

PUSHTET APO INTEGRIM

Sot si dje eshte me se e qarte se Shqiptaret mbeten nje nga popujt me deshiren me te zjarrte dhe me te vendosur per tu bere pjese e Europes se Bashkuar. Po kaq e qarte duket sheshit se ata do te jene pjesetari i fundit qe do te rikthehet ne familjen e madhe europiane. Nese nje dite do te rikthehen sigurisht.


Nese deri dje vonesat ne lidhje me kete objektiv madhor deri diku edhe mund te justifikoheshin sot kjo gje eshte e pamundur te kaperdihet me. Deri dje e kam fjalen disa vite me pare ne mundoheshim te kuptonim shkaqet e kesaj pengese dhe ti kerkonim ato ne mosnjohjen e Europes se Bashkuar te kerkesave dhe kritereve te saj ne mungesen e nje pervoje demokratike ne historine tone qe sigurisht mund te kishte ndikuar ne veshtiresine e zbatimit te nje shteti te se drejtes qe megjithate ish perqafuar nga ana legjislative te nje ekonomie te ndershme te tregut qe megjithate ekzistonte dhe te ndertimit te nje administrate te afte te realizonte objektivat e nje integrimi te mundshem.


Por pas njezet vitesh proces integrimi a mund te justifikohemi me per vonesen e pamerituar per qytetaret e ketij vendi per te qene pjese e Europes


Jo. Sot nuk ka me asnje justifikim. Sot te gjithe institucionet shteterore dhe personeli i tyre e dine sec kerkohet nga ta. Te gjithe politikanet e dine gjithashtu dhe ne menyre te vecante e di shumica e sotme e cila duke qene ne pushtet ka barren e madhe qe ose ta coje perpara kete proces ose ta lere ne vend ate. Kjo shumice e sotme i njeh permendesh kriteret e Kopenhagenit.

E di se sidomos prej saj kerkohet nje kontribut i drejtperdrejte ne ndertimin e shtetit te se drejtes te zbatimit te parimeve kryesore te tij si ndarja e pushteteve pavaresise se gjyqesorit dhe institucioneve te pavarura dhe ne menyre te vecante te Gjykates Kushtetuese. Sikurse e di gjithashtu se ky tip shteti tiparin me dallues ka pikerisht perparesine e te drejtes fuqise te se ciles i nenshtrohen si individi ashtu dhe pushteti publik. Ajo e di gjithashtu se asaj i kerkohen rregulla transparente te nje ekonomie tregu te ndershme dhe konkurruese. Sikurse eshte e ndergjegjshme se i kerkohet te ndertoje sipas ligjeve ne fuqi nje administrate publike te pavarur dhe profesionale e afte te marre persiper dhe zbatoje te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky proces. Thjesht i kerkohet demokratizimi i vendit.

Qe te gjitha keto njihen deri ne imtesi nga shumica e sotme kjo nuk ka me asnje pike dyshimi. Me dhjetera raporte te BE per fusha te ndryshme me dhjetera deklarata per zhvillimet ne Shqiperi me dhjetera vizita te zyrtareve te saj nga rangjet me te larta te saj me dhjetera thirrje dhe keshillime e me miliarda euro i jane drejtuar asaj per ta nxitur ne kete drejtim te marre masat e duhura dhe vendimet e pritura per ta bere me demokratike jeten e Shqiptareve dhe si rrjedhim per te shpejtuar keshtu integrimin.


Dhe pergjigjet e qeveritareve tane nuk kane munguar. Pergjigje qe per fat te keq kane dy faqe. Nga njera ane me dhjetera betime e sterbetime solemne plane pa fund anetaresimi detyrash shtepie per te reformuar sistemin e drejtesise per ta bere ate mbi te gjitha te pavarur per te mosprekur institucionet e pavarura si garanci per nje qeverisje te moderuar per te ndertuar nje Gjykate Kushtetuese te pavarur per zgjedhje te lira dhe te ndershme per vendosur dhe respektuar konkurrencen e lire ne treg per ndertuar nje administrate publike pa ngjyra politike. E mbi te gjitha per ti dhene vendin kryesor e te padiskutueshem te drejtes pra ligjit te cilit i nenshtrohen te gjithe qytetaret dhe institucionet publike.

Dhe nga ana tjeter realiteti qe ndesh cdo dite cdo qytetar i ketij vendi perpjekje per te ndryshuar gjykatat dhe institucionet e pavarura me cdo menyre dhe cdo kusht perpjekja transparente per te kontrolluar dhe heshtur institucionet e garancise per te rritur dhe zgjeruar jashte kufijve pushtetin e shumices per te emeruar gjykates kushtetues dhe te larte njerezit e besuar sipas kriteresh qe nuk parashikohen ne ligj me natyre te paster politike per te pushuar dhe larguar pa ligj funksionare themelues te administrates publike dhe per te emeruar pa konkurs militante qe te vetmin qellim kane ti sherbejne partise per te shkelur dhe tejkaluar ndergjegjshem ligjin duke kthyer kokeposhte thelbin e vet shtetit te se drejtes ose ndryshe shtetin e perparesise te se drejtes. Per te arritur ne piken fundore te nje procesi krejt te kundert me ate qe kerkohet nepermjet prishjes se integritetit te zgjedhjeve lokale nga nje institucion si KQZ i cili nga nje i tille garancie eshte shnderruar ne nje mashe teper te rrezikshme per demokracine per integrimin per vete te ardhmen e Shqiptareve. Sidomos kjo histori e fundit me zgjedhjet lokale ashtu sic ishte transparente per te gjithe tregoi se njerezit e pushtetit te sotem jane gati te bejne cdo sakrifice edhe pse te ndergjegjshem per pasojat e menjehershme ne ndalimin e integrimit vecse per nje qellim te mbajtjes me cdo kusht te pushtetit.
shte ky qellim qe duket tashme sheshit qe fshin ne menyren me te pabesueshme cdo skrupull apo frike per demin historik ndaj procesit me te rendesishem qe shqiptaret kane pasur ne jeten e tyre ate te rikthimit ne familjen e madhe europiane. E cka eshte vertet per tu shqetesuar eshte se gjithcka qe u krye ne keto zgjedhje deri ne momentin e fundit kur KQZ pushoi se ekzistuari si nje organ garancie u realizua me ndergjegje te plote e pa asnje pikepyetje jo vec nga grupi udheheqes por nga nje turme e madhe njerezish te cilet ne nje menyre ose nje tjeter jane te lidhur me kete pushtet. Dhe nuk doli qofte edhe nje i vetem prej tyre perfshi ketu edhe Ministren e Integrimit e cila presupozohet se njeh dhe punon me shume per integrimin e Shqiperise qe te thote apo te paralajmeroje koleget e saj se rruga per nga jane nisur kaq te ndergjegjshem nuk con ne asnje rrethane drejt integrimit.


Ne keto kushte kur lodhja e Europes nga integrimi nuk eshte me ne axhende kur indiferenca e saj te cilen jo rralle jane munduar ta shnderrojne ne nje legjende urbane jo vetem sndodhi por perkundrazi patem ne keto vite nje interesim dashamires te papare per shtete te tjere nga BE kur njohja e Europes dhe kerkesave te saj nuk vihet me ne dyshim sidomos per qeveritaret dhe mbi te gjitha kur flitet per nje popull te urte e te gatshem per tiu nenshtruar pa ze cfaredo reforme qe do ta shpejtonte kete proces me te drejte te Zotit na lind nje pyetje po atehere perse po vonohemi


Pyetje qe megjithate jo vetem nga cka u tha me lart duket se e ka pergjigjen brenda sepse ky grup njerezish nuk e duan integrimin e Shqiperise ne Europe. Sepse gjate gjithe kesaj kohe e sidomos ne keto zgjedhje te fundit e treguan pa iu dridhur qerpiku e ne menyre transparente per te gjithe ata qe kane sy e duan te shikojne e qe kane veshe e duan te degjojne se mbi te gjitha duan pushtetin e tyre per te cilin jane te gatshem te sakrifikojne demokracine ne Shqiperi e bashke me te si pasoje edhe integrimin e saj.


Per gjithe cfare po ndodh perballe dhe ne krahasim me gjithcka Europa priste nga ne sado te perpiqesh te gjesh nje pergjigje tjeter ndaj kesaj pyetjeje qe prej kohesh po na mundon te gjitheve ajo nuk mund te jete vecse ajo cka thame me lart e qe tashme duhet te jete e qarte per te gjithe keta njerez nuk e duan Shqiperine ne Europe. Te pakten per aq kohe sa pushteti i tyre absolut do te lekundej dhe do te ishte i pasigurt nga ato kerkesa europiane zbatimi i te cilave perpara vete integrimit eshte ne interes te demokracise ne vend pra te qytetareve te saj. Pra asnjehere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›