E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

SHKUP- Në Maqedoni këtë të dielë mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rreth 1,8 milionë shtetas me të drejtë vote do të votojnë për ndarjen e 120 mandateve në parlament, tri vende për herë të parë janë parashikuar për përfaqësues të diasporës.

Sipas anketimeve kryesojnë nacional-konservatorët e partisë VMRO-DPMNE në pushtet, me aleatët e tyre.

Qendrat e votimit u hapën në orësh 7 të mëngjesit dhe do të rrinë të hapura deri në orën 19:00. Rezultatet e para priten ditën e hënë. Zgjedhjet shoqërohen nga 3500 vëzhgues vendas dhe 330 ndërkombëtarë.

Maqedonia vuan aktualisht nën një amulli ekonomike dhe politike. Papunësia është në nivelin 30% dhe reformat e nevojshme ende nuk janë ndërmarrë. Veç kësaj, zënka me Greqinë për emrin, prej vitesh bllokon përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në BE.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u bënë të nevojshme pas një konflikti në politikën e brendshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›