E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ministra janë pa zyrë, strehohen tek kolegët e tyre. Ja cilët ministra takuan paraardhësit e tyre

qeveria 1Dy ministra të kabinetit Rama nuk kanë ende zyrë për shkak të ristrukturimit të kabinetit qeveritar.

Ata janë detyruar që të strehohen tek kolegët e tyre.

Kështu, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka ndarë ditën e parë të punës në një godinë me ministren tjetër të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

E njëjta situatë paraqitej dje edhe në ministrinë tjetër përballë, atë të ish-Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në këtë godinë përkohësisht do të ushtrojnë detyrën e tyre ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Nga ana tjetër vetëm katër ministra kanë takuar paraardhësit e tyre para marrjes së detyrës.

Ish- ministrat e tjerë kanë mbajtur mllefin e Berishës dhe nuk i kanë takuar ministrat e rinj.

Kështu, përveç Spiro Kserës, që prezantoi zyrtarisht Erion Veliajn si pasues, edhe Visar Zhiti ka takuar Mirela Kumbaron.

Genc Ruli është takuar me Edmond Panaritin, për ti lënë porositë e fundit.

Edhe Lefter Koka është pritur nga ish- ministri Fatmir Mediu, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›