Niko Peleshi: Do zhbëjmë çdo vendim të pas 23 qershorit, përfshi atë për SHQUP-in
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në një intervistë për A1Report, tha se do të zhbëjnë çdo vendim të marrë pas 23 qershorit, përfshi atë për SHQUP-in.
Interesat e qytetarëve u prekën keqas në mënyrë të paprinciptë pas 23 qershorit. Ne do marrim vendime etike; do prekim çdo vendim pas 23 qershorit. Mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore. Por për etikë do ti zhbëjmë të gjitha. Ky është qëndrimi ynë, në të cilin do qëndrojmë dhe pasi të jemi përpara zgjedhësve pas 4 vjetësh, tha Peleshi.
Ai komentoi edhe të ashtuquajturin Kod të Etikës në qeveri.
Kodi tejkalon detyrimet ligjore. Çdo ministër ka detyrime. I çliruar nga konfliktet e interesit, integritet, llogaridhënës. I tejkalon kodi. Më vjen keq që politika ende bazohet në spekulime, ku nuk kursejnë as Kodin e Etikës, sepse besimi i qytetarit është i dëmtuar. Publiku ka pikëpyetje të mëdha si gjenerojmë taksat e tyre për shembull. Por ky kod u sulmua me lloj-lloj përcaktorësh si Kodi i Heshtjes, tha Peleshi./ep