Dy ministrat e Maqedonisë raportojnë në NATO

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi sot do të raportojnë në Bruksel në kuadër të takimit me Këshillit e NATO-s.
Dy ministrat do të flasin mbi zhvillimet politiko-ekonomike dhe procesin e reformave të mbrojtjes në Maqedoni.
Ata do të japin vlerësim së bashku me ambasadorët e Këshillit veriatlantik mbi statusin e implementimit të ciklit të 12-të të Planit Aksional për anëtarësim dhe për përmbajtjen e Programit vjetor nacional të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
Nga takimi i sotëm pritet të dal edhe një rekomandim për vendin, lidhur me procesin e anëtarësimit dhe për hapjen e ciklit të ri të planit aksion për anëtarësim.