Dy muaj pa rroga, punonjesit perplasen me keshilltaret
Patos- Sherr ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Patosit, mes punonjesve te Ndermarrjes se Gjelberimit dhe keshilltareve. Shkak eshte vonesa e pagave prej dy muajsh dhe moskalimi i tyre ne mbledhjet e Keshillit. Ndersa dje pritej qe kjo pike te merrej ne shqyrtim, rendi eshte ndryshuar duke u kerkuar shkarkimi i kryetarit te keshillit qe eshte socialist dhe zevendesimi i tij. Kerkesa e bere nga grupi i te djathteve, shkaktoi reagim te punonjesve qe cuditerisht u gjenden aty ne ato momente. Madje mes paleve ka pasur sharje e kercenime deri ne konfrontime fizike, derisa ka nderhyre policia bashkiake dhe ajo e rendit, per te ndare grupet dhe qetesuar gjakrat. Punonjesit e bashkise mesohet se prej dy muajsh nuk kane marre pagat per shkak te mosmiratimit te fondit per ta. Debati nisi ne momentin kur keshilli po merrte ne shqyrtim mocionin e mosbesimit qe keshilltaret e djathte kane bere ndaj kryetarit. Edhe pas nderhyrjes se policise, 80 punonjes te ndermarrjeve prane bashkise kane vijuar protesten.