E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Miniera e kromit", ne pranga i dyti

Librazhd- Operacioni i koduar "Miniera e Kromit" nga Policia e Librazhdit con ne pranga edhe nje te dyshuar te dyte, te perfshire ne vjedhjen e mineralit dhe me pas shitjen e tij ne tregun e zi. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Klesti Malometa, 18-vjec, banues ne fshatin Katjel te komunes Rrajce. Gjate nje informacioni te marre nga uniformat blu ne rruge operative, iu gjend dhe sekuestrua ne territorin e baneses se tij nje sasi material kromi rreth 10 ton, ku gjate veprimeve te para procedurale te kryera nga grupi hetimor, u konstatua se kromi ishte vjedhur ne stoqet e minieres ne fshatin Katjel, e cila eshte prone shteterore. Ndaj Malometes eshte ngritur akuza e "vjedhjes" dhe hetimet po i kryen Prokuroria e Elbasanit. Dy dite me pare policia ndaloi edhe te dyshuarin Isuf Belba, 47-vjec, te cilit gjate kontrollit te baneses iu gjeten rreth 20 ton mineral kromi i vjedhur nga minierat e Qukesit dhe te Katjelit ne zonen e Prrenjasit. Burime zyrtare bene me dije se sasia e 30 toneve te sekuestruar tek dy te dyshuarit shkon deri ne vleren e 15 mije dollareve ne tregun e zi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›