Konfindustria, variant te ri per reformen e TVSH-se
Konfindustria ka nje variant te ri per reformen e TVSH. Per kete qellim organizata e biznesit ka paraqitur zyrtarisht kerkesen ministrit Dritan Prifti me cilesine e Kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit (KKB) ne mbledhjen e djeshme. Konfindustria ne thelbin e kerkeses se saj ka kerkuar, qe perfshirja ne skemen e TVSH te mos vazhdoj te behet bazuar ne pragun e xhiros vjetore, sikurse perseri kerkohet ne projektligjin e paraqitur nga qeveria shqiptare, por te jete e detyrueshme per te gjithe subjektet ku do te vendosen "kasa fiskale" dhe ku perjashtim mund te bejne vetem kategoria e biznesit te "tregtareve ambulante". Konfindustria arsyeton se ulja e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pageses se TVSH nga 8 milione ne 5 milione leke nuk mund te arrij qellimin e mire te uljes se evazionit fiskal. Eshte mjaft e mundur, qe nga ana e bizneseve te vogla te kemi trysni te shtuar per te ulur shkallen e deklarimeve nen pragun e ri prej 5 milion lekesh/vit duke shtuar ndjeshem evazionin fiskal. Te dhenat e deritashme, qe vine prane Konfindustrise tregojne, se eshte rritur shkalla e veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, qe kerkojne te qendrojne nen pragun e ri te shpallur prej 5 milione lek/vit, shoqeruar dhe me vetembyllje ose falimentin te sforcuar te mjaft subjekteve me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale. Dukuria ne fjale tregon, se ende pa hyre ne fuqi varianti i ri i propozuar nga qeveria shqiptare kemi shtim te trysnise per evazion fiskal nga biznesi i vogel, qe ne menyre te detyrueshme do te shfaqet ne te gjithe hallkat e siperme te sistemit tregtar shqiptar. Konfindustria me verejtjet dhe propozimin e saj profesional, shpreh vullnetin e saj per bashkepunim institucional per permiresimin e thelle dhe te qendrueshem te sistemit fiskal te vendit.