Dy myslimanë në Izrael, protesta për ti larguar

Skuadra izraelite, Beitar Jerusalem ka thyer akullin e futbollit izraelit duke transferuar dy lojtarë musliman.
Por blerja e dy lojtarëve çeçen ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në Izreal duke ngritur në këmbë edhe protestues. Fanatistët fetar nuk dëshirojnë që të kenë në ligën e tyre lojtarë mysliman. Blerja e Saur Sadajev dhe Gabi Kadijev ka bërë që tifozët e Beitar Jerusalem të protestojnë te selia e skuadrës nga Izraeli.
Madje edhe mediat izraelite e kanë kritikuar këtë vendim të skuadrës së Beitar duke thënë se është kaluar kufiri i tolerancës fetare në vend./indeksonline/