Fergie: Federata po e favorizon Realin!!

Sir Alex Ferguson është shprehur të jetë shumë i pakënaqur me orarin e ndeshjeve në vazhdim, duke e akuzuar Premierligën për këtë gjë.
Fergie është irrituar për orarin e kësaj jave në Premierligë ku United takohet të dielën me Evertonin vetëm 3 ditë para sfidës me Real Madridin në Ligën e Kampionëve."Kjo çka ata kanë bërë me skuadrën tonë është qesharake. Ne luajme me Evertonin në një derbi të vërtetë për të udhëtuar menjëherë në një udhëtim të një gare të fortë ndaj skuadrës së Real Madridit. Në këtë rast unë mendoj se federata jonë po e favorizon Real Madridin.
Ne duhet të luajmë me një skuadër tjetër ndaj Evertonit ndërsa me lojtarë të tjera duhet të luajmë ndaj Realit. Unë kam besim në skuadrën time por ne duhej të na përkrahte federata jonë sepse jemi pëerfaqësues anglez në këtë garë" deklaroj Ferguson./indeksonline/