E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy në pranga për pastrim parash, Darin Gëzdari dhe Arlinda Marku transferuan 11 milionë euro

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia arrestoi dy persona që akuzohen se për transferta parash me vlerë 11 milionë euro përmes kompanive fiktive. Në pranga ranë Darin Gëzdari dhe bashkëpunëtorja e tij, Arlinda Marku.

Sipas hetimeve, transfertat janë kryer gjatë viteve 2021 dhe 2022. Paratë vinin nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta. Ato  silleshin fillimisht në Shqipëri dhe më pas transferoheshin në Kanada.

Nga 10 kompanitë, 7 ishin regjistruar në emër të Gëzdarit dhe 3 të Markut. Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë edhe shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj.

“Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›