E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy persona plagosen me armë zjarri në Laprakë, paraqiten me plagë në spital. Ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:20, shtetasit B.D., 39 vjeç, dhe D.T., 35 vjeç, janë paraqitur në spital me plagë që dyshohet se kanë ardhur nga armë zjarri.

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha” në Laprakë.

Ndërkaq, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›