Dy raketa lëshohen nga gaza kundër izraelit
Jeruzalem - Dy raketa u lëshuan që nga Rripi i Gazës natën duke gdhirë dita e sotme në territor izraelit pa shkaktuar të plagosur, njoftoi një zëdhënëse ushtarake në Tel-Aviv. "Dy raketat e tipit Qassam u lëshuan që nga veriu i Rripit të Gazës dhe ranë në sektorin perëndimor të shkretëtirës së Negevit (jug i Izraelit), pa shkaktuar as dëme dhe as të plagosur", i saktësoi ajo AFP-së.