Gates nuk do të marr pjesë në samitin e NATO-s
Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Francë dhe Gjermani, sepse ka nevojë për më shumë kohë për të rivlerësuar të gjitha programet e armatimit, njoftoi sot një zëdhënës, citon AFP. "Ai shpresonte të bashkohej me presidentin (Barack) Obama në Strasburg dhe Kehl për të festuar 60-vjetorin e Aleancës, por puna e tij për buxhetin 2010 nuk i lejon të largohet nga Uashingtoni", njoftoi Geoff Morrell në një komunikatë.