E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy rezultate 3-1 në Ligën e Europës, Çelsi-Benfika në finale

Ashtu siç pritej pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve, ashtu ka ndodhur, Çelsi dhe Benfika do të diskutojnë finalen e 15 majit në Amsterdam në Ligën e Europës. Çelsi ka vuajtur vetëm 45 minutat e para, teksa ka pësuar gol në fundin e pjesës së parë. Por me fillimin e pjesës së dytë, Torres ka rikthyer qetësinë, duke barazuar. Më pas Moses ka dyfishuar shifrat dhe Bazeli është dorëzuar. Më pas Luiz shënon edhe një tjetër gol, duke i çuar shifrat në 3-1, që do të ishte edhe rezultati final i takimit. Kështu, Çelsi mund dy herë Bazelin, me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Ndryshe ka qenë ndeshja tjetër, ku Benfika, pavarësisht se ka kaluar e para në avantazh, ka vuajtur jo pak, pasi turqit e Fenebarbaçes barazojnë po në pjesën e parë dhe portugezët janë vënë në hall. Por Kardozo e çon në 2-1 rezultatin po gjatë pjesës së parë, duke e hapur kualifikimin. Dhe ishte pikërisht Kardozo që shënon golin e tretë për Benfikën, goli që i jep kualifikimin për në finale. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Benfika shkon në finalen e Amsterdamit, ku më 15 maj do të diskutojnë me Çelsin trofeun e dytë europian sezonal për nga rëndësia, pas Ligës së Kampioneve. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›