E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy sfidante per te fituar bashkine Ballsh

Ilir ela nga PS dhe Dallandyshe Allkaj nga PD kandidojne per here te pare per postin e kreut te bashkise Ballsh. Ky post mbahet nga perfaqesuesi i PD-se Neim Bargaj por mazhoranca kete here ka ndryshuar kandidature. Si ela ashtu edhe Allkaj shpalosin programet e tyre elektorale dhe tregojne aspiratat e tyre per te ndryshuar qytetin e lindjes.

Ju kandidoni per bashkine e Ballshit perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Ilir ela PS Une jam nje djale i lindur dhe rritur ne qytetin e Ballshit dhe te gjithe investimin tim e kam ne kete qytet. Une mbeshtetem nga Partia Socialiste e cila eshte promotor i zhvillimit si modeli me i mire ne administrimin e pushtetin vendor.
Dallandyshe Allkaj PD Vendosa te kandidoj per kryetare te bashkise se Ballshit duke kerkuar mbeshtetjen e qytetareve pasi qyteti ka nevoje per shume gjera si rikonstruksioni i plote i rruges Qender e qytetit-Uzine rruge e cila sot eshte e shume keqe por do te ndertohet sipas standardeve bashkekohore. Kjo eshte edhe nje nga kerkesat e e qytetareve te cilen une do ta bej realitet. Te tjerat jane projekte sic eshte rindertimi i rruges dhe kanalizimeve te ujerave te zeza te lagjes Bylis asfaltimi i rruges se stacionit te trenit etj.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine ne kater vitet e ardhshme
Ilir ela PS Ne respekt te ligjit zbatimit dhe vetem zbatimit te tij ku barazia per zgjidhjen e problemeve ne transparence te plote per menaxhimin e te ardhurave dhe fondeve me nje administrate te afte dhe profesionale te perkushtuar ne trajtimin e problemeve ne rruge ligjore.
Dallandyshe Allkaj Qyteti yne ka vite qe aspiron per nje jete me te mire per nje qytet me te paster me rruge e ambiente si te gjitha qytetet e tjera te zhvilluara te vendit. Ne keto vite te shkuara me gjithe punen e bere qyteti i Ballshit ka shume gjera qe duhen permiresuar. Nuk duhet harruar rikonstruksioni i plote dhe bashkekohor i stadiumit Adush Mucaj nje enderr e sportdashesve ballshnjote. Pa dyshim nuk duhet harruar dhe kendi i lojerave per femije dhe ambiente clodhese per te moshuarit te cilet i shohim qe argetohen duke luajtur ne trotuare me letra ose domino.



Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Ilir ela PS Ndertimi i infrastruktures rrugore kanalizime te ujerave te zeza e te bardha ndricimi nga qendra e qytetit lagjja Bylis dhe qender- rafineria e naftes.
Dallandyshe Allkaj Ne Ballsh duhet me shume gjelberim pasi edhe ndotja eshte e dukshme pa harruar ketu pastrimin dhe ndricimin e qytetit. Vemendje te vecante do ti kushtoj edhe gjallerimit e artit jetes kulturore si dhe nje qender rinore ku te rinjte te kene mundesi te shfaqin dhe te zhvillojne talente e tyre.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Ilir ela PS Ne bashkepunim me keshillin i cili eshte institucioni vendimmarres te hartojme vendime te cilat do te lehtesojne barren e taksave dhe tarifave vendore. Kjo pasi krijimi i lehtesirave per biznesin do te sjelle zhvillim ne qytet.
Dallandyshe Allkaj PD Politikat ekonomike do te jene ne qender te vemendjes sime. Do te studiohen dhe permiresohen politika e taksave lokale ne dobi te nxitjes se bizneseve te vogla.



Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave
Ilir ela PS Sektori i pastrim-gjelberimit ne bashkine Ballsh eshte nje sektor publik shume i rendesishem i cili nuk kerkon ndonje kosto te madhe dhe si i tille te krijon mundesi reale ne trajtimin dhe kompostimin e plehrave por dhe krijimin e hapesirave te gjelbra e te pastra te cila mungojne ne qytet. Kjo do te kerkoje shtim te burimeve njerezore dhe materiale por eshte totalisht e realizueshme brenda mundesive qe ka bashkia.
Dallandyshe Allkaj PD Kandidatja nuk i eshte pergjigjur kesaj pyetje.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Ilir ela PS Besoj se po.
Dallandyshe Allkaj PD Une kam marre garancine e pushtetit qendror se do te me ndihmojne. Kete ma kane thene edhe deputetet te mazhorances ne takime qe po bej me elektoratin ku kane marre pjese edhe deputete te zones. Jane ato objektiva qe une po i shpalos para qytetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›