Zeqaj Pse rikandidoj per bashkine Fier

Baftjar Zeqaj kryetari aktual i bashkise Fier do te rikandidoje serish ne zgjedhjet e 8 majit. Per te eshte i treti kandidim dhe ai pohon se edhe kete here e ka fitoren e sigurt pasi ka bere shume per qytetaret dhe per qytetin. Por Zeqaj thote qe projektet e tij per katervjecarin e ardhshem jane edhe me ambicioze.
Zoti Zeqaj si e vleresoni mandatin e fundit ne bashkine tuaj dhe a keni pasur bashkepunim dhe mirekuptim me pushtetin qendror
Ne rast se ky qytet ka ndryshuar shpejt ne drejtim te infrastruktures dhe kultures kjo ka ndodhur sepse ne kemi punuar ne dy plane me projekte si ai i Gjanices Pallati i Kultures qendra e qytetit dhe unaza e qytetit. Dy ura te rendesishme te qytetit do te jene prioritetet e punes dhe kjo eshte angazhimi im personal iniciativa jone per mandatin e ardhshem. Per ceshtjen e bashkepunimit me pushtetin qendror me vjen keq qe deklarimet qe ka bere Sali Berisha ne shume takime me perfaqesues te pushtetit vendor kane deshtuar sepse jo vetem Fieri por besoj edhe qytete te tjera te Shqiperise roze nuk kane pasur ndihmen e pushtetit qendror. Madje pushteti qendror ka censuruar ne cdo kohe pushtetin lokal dhe censurat fundit jane se edhe buxhetin tend nuk mund ta perdoresh. Qeveria shqiptare nuk ka asnje pune te nxjerre vendime te KM antiligjore per te censuruar buxhetin e bashkise. Pra qeveria nuk ka ndihmuar asnjehere perkundrazi na ka censuruar cdo minute muaj dhe vit.
Sa i keni realizuar premtimet e mbajtura gjate mandatit te kaluar
Ato i kam tejkaluar. Kjo nuk ka te beje me ndonje lloj euforie qe kam ne kete prag fushate por me lejoni te theksoj qe bashkia Fier ka qene e mbeshtetur mire nga USAID kuptojme mbeshtetjen e popullit amerikan. Jemi mbeshtetur edhe KO PLAN instituti me prestigjioz per pushtetin lokal sot ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga qeveria holandeze e cila ka financuar me shume se tre milione euro ne Fier nga Banka Boterore dhe shume donatore te tjere. Te gjitha keto kane qene mbeshtetes kryesore te Bashkise Fier dhe ne kete kuptim ne kemi mundur te tejkalojme disa projekte qe kemi premtuar kete mandat. Projekti i fundit eshte ai riciklimit dhe zyrave me nje ndalese. Pra ne kur kemi filluar pune per te realizuar ato qe u kemi premtuar qytetareve keto te fundit nuk ishin dhe nuk na shkonte ne mendje se do te futeshim ne nje proces te riciklimit.
Cila do te jete motoja e juaj ne fushaten zgjedhore
Duket se do te jete nje moto per gjithe Partine Socialiste por nje gje eshte e sigurt ketu ne Fier eshte Partia Socialiste qe do te qeverise dhe une do ti meshoje shume ketij fakti sepse Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj qe kane marre voten nga qytetaret e Fierit nuk kane bere asnje gje. Ata nuk jane shprehur asnjehere per asnje problem qe ka qyteti i Fierit as per naften as per bujqesine as per infrastrukturen as per Gjanicen. Pra e vtmja rrugo do te thosha une eshte Partia Socialiste
A keni pergatitur nje liste premtimesh dhe projektesh te reja
Ne menyre te padiskutueshme po. Bashkia Fier ndryshe nga njesit e tjera vendore eshte e gatshme per te seleksionuar prioritetet per katervjecarin e ardhshem. Kjo ndodh sepse ne kemi nje strategji per 15 vjet. Pra nga strategjia 15 vjecare do te shkeputen prioritete qe ende nuk jane realizuar gjate kesaj periudhe dhe ato do te jene pastaj programi yne per te ardhmen. Ky program do te diskutohet gjate ketij muaji pra do te jete nje muaj ku ne do te diskutojme edhe njehere me komunitetin dhe me grupet e interesit nga ana tjeter.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet duhura per realizimin e premtimeve
Ne qofte se qeveria shqiptare e cila ka qene antidemokratike censuruese qeveri qe ka sjelle edhe diktature ne qeverisjet vendore do te ndryshoje qendrim patjeter qe pushteti lokal qe ne shume qytete pse jo edhe Shkodra qe qeveriset nga te djathtet ka specialiste dhe eksperte shume here me te mire se pushteti qendror nga njera ane dhe nga ana tjeter pushteti lokal ka me shume interes dhe me shume vullnet per te punuar per te cuar perpara punet e qytetit te tij.
Si e vleresoni rivalin tuaj
Ka qene nje person i panjohur per mua personalisht por gjithsesi nuk mund te flas paraprakisht. Ne do te konkurrojme me vlerat me programet tona me alternativat me synimet dhe ambiciet prandaj besoj qe do te arrijme ne kete angazhim. Nuk dua te flas per nje mangesi te madhe qe ka fronti i tij jo ai personalisht. Ne frontin e tij do te rreshtohen anetare simpatizante ish-drejtore drejtore e te tjere te cilet nuk kane dhene asgje per Fierin gjate ketyre kater viteve por perkundrazi keshilli i bashkise eshte perpjekur vazhdimisht qe ti vere gure nen rrota punes se administrates se bashkise duke sjelle keshtu deshperim ne qytetin e Fierit. Pra kandidati nuk eshte gje tjeter por eshte nje person i pershire ne kete front ne frontin qe jo vetem qe nuk ka bere asnje gje por perkundrazi kane ndertuar strategjine e taktikave per te penguar buxhetin e baskise dhe projektet ekzekutivit te qytetit te Fierit.