E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shpërthime në Stamboll lënë të paktën 15 të vrarë dhe 150 të plagosur

Autoritetet turke njoftuan për një shpërthim të dyfishtë në Stamboll, nga të cilët u vranë të paktën 15 dhe u plagosën 150 vetë.

Shpërthimet ndodhën në një periudhë prej disa minutash nga njera tjetra dje në mbrëmje në një rrugë me dyqane në zonën e banuar të Gungorenit në perëndim të Stambollit.

Zyrtarët thanë se bomba e parë shkaktoi një shpërthim të vogël në një gabinë telefonike, duke bërë që njerëzit të grumbulloheshin në vendngjarje përpara se bomba e dytë, shumë më tepër e fuqishme, të shpërthente. Të dyja bombat ishin vendosur në kazana plehrash.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gull, dënoi sulmin dhe i përshkroi autorët e tij si të pamëshirshëm dhe terroristë primitivë. Autoritetet janë duke hetuar cili ndodhet pas këtyre shpërthimeve.

Disa grupe kanë kryer kohët e fundit shpërthime në Stamboll, përfshirë dhe separatistët kurdë, veprimtarë majtistë të krahut ekstrem dhe ismamikë. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›