E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shperthime te fuqishme ne Libi

Nga dy shpërthime të fuqishme afër një xhamie sunite në qytetin verior Tripoli, në Liban, ne mengjesin e  hershem te se shtunes janë vrarë dhjetëra njerëz dhe janë plagosur qindra të tjerë.
Zyrtarët e sigurisë dhe të mjekësisë thanë se numri i të vrarëve ka arritur në 42, ndërsa të plagosur janë më shumë se 500 persona.
Ky ishte sulmi më i përgjakshëm qe prej Luftës Cvivile në këtë vend, në periudhën 1975-1990.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për autoresine e ketyre sulmeve.

Raportohet se këto shpërthime ndodhën në kohën e rritjes së tensioneve në Liban, ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të Sirisë fqinje, Bashar al-Assad.

Javën e kaluar, nga një sulm me bomba në kryeqytetin Bejrut janë vrarë 22 vetë dhe plagosur më tepër se 300 të tjerë.
Bejruti është bazë e lëvizjes shiite Hezbollah në Liban, që iu ka bashkuar forcave qeveritare të presidentit Assad në Siri, për të luftuar kundër kryengritësve, shumica prej të cilëve janë myslimanë sunitë, në Luftën Civile në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›