Zjarri masiv ne San Francisko kercenon linjat e energjise elektrike

Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në San Francisko, pasi një zjarr masiv kërcënon linjat e energjisë elektrike, të cilat furnizojnë qytetin me energji elektrike.
Guvernatori Jerry Broën ka thënë se zjarri pranë Parkut Kombëtar Yosemite ka dëmtuar tashmë infrastrukturën elektrike.
Megjithatë, nuk ka raporte për ndërpreje të energjise në San Francisko.Zyrtarët thonë se zjarri i cili ka nisur javën e kaluar, ka djegur më shumë se 4,400 hektarë toke.