E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia verore e LRI mbyll kampingun 5 ditor ne Jale

Pas 5 ditësh buzë detit të Jalës, ka mbyllur aktivitetin e saj Akademia Verore e Lëvizjes Rinore për Integrim. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi në fjalën përmbyllëse nevojën që ka Shqipëria në rrugën e saj europiane për energjinë pozitive që sjellin të rinjtë. Kampingu i Jalës u frekuentua gjatë këtyre ditëve nga të ftuar të ndryshëm, mes të cilëve ambasadori i SHBA Arvizu dhe ai i BE-së Sequi. Në mbrëmjen finale ishte ftuar gjithashtu edhe gazetari i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, që përveçse iu përgjigj pyetjeve për politikën dhe gazetarinë, improvizoi edhe një debat me të rinjtë e LSI-së si ato që moderon në studion e TV Klan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›