Dy shpërthime vdekjeprurëse në Pakistan një ditë para zgjedhjeve, 20 viktima

Dy shpërthime bombash kanë vrarë të paktën 20 persona në provincën Balochistan të Pakistanit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Shpërthimi i parë vrau 12 persona përpara zyrës së partisë së një kandidati të pavarur në qarkun Pishin.
Një shpërthim i dytë la tetë persona të vdekur në rrethin Qillah Saif Ullah, rreth 150 km larg. Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimet.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet./BBC
/rtsh.al/