E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë dhe tetë italianë kapen me drogë

Dhjetë persona kanë rënë në pranga të premten në një aksion të shpejtë dhe të koordinuar të policisë italiane në Foggia, Orta Nova, Ceringola dhe Lucera.

Të arrestuarit, dy prej të cilëve janë shqiptarë, akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Endri Mosko, 38 vjeç, dhe Niko Selamaj, 43 vjeç, janë shqiptarët e arrestuar, ndërsa tetë të tjerët janë shtetas italianë; Giuseppse Caposeno, 42 vjeç, Quirino Barbeti, 44 vjeç, Paolo Novelli, 36 vjeç, Massimo Matrella, 46 vjeç, Aldo Donnini, 39 vjeç, Roço Stefano Napolitano, 46 vjeç dhe Roço Dedda, 43 vjeç.

Pas arrestimit të tyre, gjatë kontrolleve në shtëpi janë konfiskuar sasi të mëdha droge, kokainë, marijuanë dhe hashash.

Hetimet për këtë grup, sipas policisë italiane, kanë nisur që në vitin 2010, me arrestimin e një italiani me 75 kg marijuanë, i cili më pas u zbulua se ishte thjesht një korrier i shtetasve shqiptarë, tashmë të arrestuar, transmeton Panorama.

Droga mbërrinte nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali, ku edhe shitej. Policia italiane pohon se vazhdon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë, edhe se pranon që tregu u lëndëve narkotike në Evropë po bëhet i vështirë për tu mposhtur./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›