E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për tri shpërthimet në Prishtinë

(E plotësuar) Një organizatë, ose grup, i cili identifikon veten me “Të pakënaqurit”, përmes një porosie elektronike, mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare në disa rrugë të Prishtinës.

Në njoftimin, të cilin po e publikojmë pa asnjë ndërhyrje gjuhësore a tjetër, thuhet: “mbram ne ora 11:45 i kemi kall 3 kerre te qeveris caku i sulmit nuk u kan naj ministri por qeverija e kosoves kerret me 3z jan sulmu per qita. mesazhin e sulmit e gjani ne nje paroll qi u shkru te minisrija e kultures (nmuri) tradhtart e qeveris po e dhajn veriun na jemi kunder dhe t'mllefosun”, raporton koha./Indeksonline/

--------

11:00 Hetohen shpërthimet në Prishtinë e Mitrovicë

Policia tha se që të tria shpërthimet kanë ndodhur në veturat zyrtare, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Autorët e shëprthimit mbesin të panjohur, derisa zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Brahim Sadiru, i tha Radios Evropa e Lirë, se janë duke u zhvilluar hetimet.

Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Thuhet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale./Indeksonline/

-----

00:46    Tri shpërthime të veturave zyrtare në Prishtinë

Ka ndodhur tri shpërthime në Prishtinë dhe të gjitha këto makina janë vetura zyrtare.

Ende nuk dihen detajet se si ka ardhur deri te këto shpërthime, raporton KTV. Një shpërthim ka ndodhur në lagjen "Bregu i Diellit", vetura e djgur në lagjen "Ulpiana" është veturë zyrare, përkatësisht e AKPM-së, dhe shpërthimi tjetër ka ndodhur të "Xhamia e Llapit". 

Ndërkohë, kohë më parë ishte djegur një veturë tjetër e qeverisë.

Vetura “Nisan” ishte djegur në lagjen “Bregu i Diellit” dhe ishte e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përderisa ajo “Kia”, e djegur në lagjen “Dardania”, ka qenë pronë e Ministrisë së Infrastrukturës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›