Përmbytet Lezha

Shirat e rrëmbyeshëm të 48 orëve të fundit kanë paralizuar jetesën për shume banorë, ndërsa kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në tokat bujqësore.
Qarku Lezhë paraqitet me problematik, e konkretisht tre fshatrat, Balldre, Kolsh dhe Shëngjin, ku lumi Drin ka dalë nga shtrati duke vërshuar në banesa, raporton Vizion Plus.
Shtëpitë e mbi 30 familjeve në fshatin Kakarriq të komunës Balldre nga mesnata janë nën ujë. Ndërsa mësimi në disa shkolla nuk u zhvillua. Kjo situatë, që përsëritet çdo vit në qarkun Lezhë nuk ka gjetur zgjidhje, transmeton gazeta Tema.
Kryetari i komunës Balldre dorëzohet përballë këtij faktit, duke thëne se komuna nuk ka fonde për të shmangur situata të tilla. Probleme janë vërejtur edhe në portin e Shëngjinit.
Situata mbetet problematike edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorm rezultojnë 50 hektarë tokë bujqësore e përmbytur. Ndërsa rreziku sa vjen dhe bëhet me kërcënues për 8 familj të kësaj zone. Përmbytjet janë prezent edhe ne Patok dhe Fushëkuqe të Kurbinit. Si pasojë e reshjeve të dendura, një defekt elektrike ka ndodhur në qytetin e Kukësit, çka ka bërë që nga nata e djeshme e deri më tani qindra banorë të mbeten pa energji elektrike.
Defekti në linjën e energjisë Fushë-Arrëz- Kalimash ende nuk është riparuar nga kompania./Indeksonline/