E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë, fitues të çmimit të KE-së

Edval Zoto është fitues i Shqipërisë në Konkursin Ndërkombëtar Evropian "Zgjo horizontin tënd". Artikulli me të cilin ai u prezantua, "Be dhe Ballkani, paralelizmat historikë, niveli i integrimit dhe çështje ballkanike të lëna pezull", u zgjodh si më i miri në mes të gjithë pjesëmarrësve nga konkursi i Shqipërisë. Juritë e 35 vendeve pjesëmarrëse sapo kanë zgjedhur fituesit pjesëmarrës të konkursit që pati në qendër politikat e Bashkimit Evropian. Konkursi u drejtohej të gjithë të rinjve nga mosha 17 deri në 35 vjeç.

Nga Kosova, fitues në këtë konkurs, ishte Agron Shala, me shkrimin "Integrimi evropian i Kosovës". Në konkurs morën pjesë 35 vende evropiane dhe ballkanike.

Ajo çfarë vihet re në të gjitha shkrimet fituese është një përpjekje e gazetarëve të rinj për të hulumtuar rreth Bashkimit Evropian, përparësitë që u jep vendeve të Ballkanit prezenca në këtë organizatë të madhe dhe çfarë do të thotë të mos jesh pjesë e BE-së. Shkrimet e dërguara në këtë konkurs janë gjykuar nga një juri me anëtarë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›