E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy sonda te NASA-s do te hyjne ne orbiten e Henes

Pas pak ditesh dy sonda binjake do te fillojne fluturimin ne orbiten e Henes. Ato jane pjese e nje misioni me vlere prej gjysme miliarde dollaresh qe do tu mundesoje shkencetareve te kuptojne me mire fushen gravitacionale te henes. Misioni i NASA-s quhet Grail.

Dy sondat qe funksionojne me energji diellore udhetuan me shume se tre muaj per tju afruar Henes. Trajektoret e tyre drejt objektivit ishin te ngjashme por te vecanta.

Ed Weiler ekspert i misioneve shkencore te NASA-s e pershkroi keshtu qellimin e sondave Grail para se ato te leshoheshin me sukses nga Toka. Ai thote

Me pak fjale Grail eshte si nje udhetim ne qender te henes. Sondat do te analizojne brendesine e Henes duke krijuar harten e saj te gravitetit me mire se asnjehere me pare.

Te dy satelitet te quajtur Grail A dhe Grail B do te ndjekin njeri-tjetrin rreth henes ne distance 200 kilometra nga njeri-tjetri. Sinjalet e radios do te percaktojne distancen mes tyre.

Kur sateliti i pare te kaloje neper nje fushe me gravitacion me te madh ai do te shtoje shpejtesine distanca mes te dyve do te rritet pak por kjo do te korrigjohet kur sateliti i dyte te kaloje neper te njejten fushe.

Ne kete formacion te vendosur njera pas tjetres sondat do ta krijojne harten gravitacionale te Henes per nje periudhe prej 3 muajsh.

NASA shpreson qe satelitet Grail te nxjerrin harten me te sakte te Henes deri tani.

Pastaj shkencetaret do te krahasojne hartat topografike dhe gravitacionale te siperfaqes se Henes.

Ata shpjegojne se me ndryshimin e formave te siperfaqes henore ndryshon edhe graviteti dhe ata presin qe te kete nje ndryshim ne sinjalet e gravitetit kur sondat te kalojne mbi krateret dhe malet henore. Ne qofte se kjo nuk ndodh atehere kjo mund te jete shenje se dicka eshte duke ndodhur brenda Henes.

NASA thote se njohurite e fituara nga misioni Grail do ti ndihmoje shkencetaret te kuptojne me mire rrugen e formimit te planeteve shkembore duke perfshire edhe Token. Harta e gravitacionit do te jete nje mjet i rendesishem per anijet qe ne te ardhmen do te fluturojne drejt Henes.

Sondat binjake Grail do te fillojne fluturimin ne orbiten e Henes me 31 dhjetor dhe 1 janar 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›