E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy standardet e Artan Hoxhës

Share

Nga Idriz Tafa

Artan Hoxha ka botuar në numrin e 26 dhjetorit të së përditshmes Panorama një opionion të titulluar Avokati i partisë. Kastrioti i vegjëlisë. Rreth këtij shkrimi çova këtë koment të shkurtër. Por moderatori i on-line-it nuk e publikoi.

Ja teksti i komentit:

Z. Artan Hoxha, nga pikepamja etike, nuk ka pse shan z. Totozani pikerisht nje nga analistet e medieve te shkruara dhe elektronike, ku eshte aktiv edhe z. Hoxha. Se dyti, z. Totozani (nga familjet e medha te Shqiperise) nuk eshte partiak si z. Artan Hoxha, ish-kryetar i PD-se se Durresit, anetar i Keshillit Drejtues te PDSH-se, ministri i pare i Tregtise i qverise se PD-se. Z. Hoxha eshte perjashtuar per korrupsion dhe i eshte dhene drejtesise nga PD-ja dhe z. Sali Berisha, por qe u mbrojt nga PS, Nano dhe Kastriot Islami, speaker i parlamentit te pare pluralist. Nderkohe Z. Hoxha ishte i arratisur ne Itali. Nuk eshte e vertete dhe askush nuk e ka thene, pasi deri ne vitin 2000 Islami nuk ka qene anetar i PSSH-se se z.Kastriot Islami, eshte një nga arkitektët e transformimit të suksesshëm të PPSH në Partinë Socialiste, anëtare të Internacionales Socialiste, parti që qeverisi për 8 vite pas krizës 1997, me rezultate të prekshme në kthimin e vendit në normalitetin demokratik e zhvillimor, si dhe krenare për qasjen moderne dhe europiane në relacionet e brendshme dhe në ato me kundërshtarin. Se treti, partia e z. Artan Hoxha nuk i ka mediatizuar mbledhjet kur jane perjashtuar deputetet e saj, akte te pashembullta qe nisin me te ndjerin Azem Hajdari, burgosjen e deputetit Arben Lika dhe perjashtimet ne seri Z. Artan Hoxha, por per etike, nuk eshte ai qe mund te jape mend per partite, korrupsionin etj. Ka nje biografi sterë te zeze me skandalet ne vitet 1992-2000.

Por per etike, z. Hoxha nuk po i bej biografine!

Por moderatori nuk e botoi. Ja mesazhi im i dytë:

Z. moderator i Panorama-s. Fakti qe ne komentin tim nuk ka asnje sharje apo fyerje, ju nuk po e lançoni. Rrofte censura! Gjithsesi, po ju çoj disa fakte te mbledhura ne internet per z. Artan Hoxha, qe e keni aq shume xhan. Ju, per etike, nuk doni ti nxirrni bojen Hoxhes, po ai pse sulmon pa etike Totozanin?

Biografia sipas internetit: Kush është Artan Hoxha

President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe ekspert i mirënjohur për çështjet e ekonomisë dhe zhvillimit. Që në vitin 1996, ka këshilluar mbi zhvillimin e biznesit, politikat fiskale, tregtinë, politika të tjera ekonomike dhe reformën në shërbimin publik si dhe ka drejtuar shumë projekte, të financuara nga donatorë të ndryshëm, që punojnë në këtë sektor.

Aktualisht po merr pjesë në procesin e konsultimeve për Zhvillim dhe Integrim, është përfshirë në rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Decentralizimit dhe Autonomisë Vendore, Ligjin për Taksën për Bizneset e Vogla dhe Regjistrimin e Biznesit. Ka qenë Ministër i Bashkëpunimit të Huaj Ekonomik dhe Tregtisë (1992-1993) dhe më pas (1993-1994) si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Gjatë tërë këtyre viteve me eksperiencë të gjerë në angazhime që implikonin punë strategjike, legjislative dhe këshilluese mbi biznesin dhe ekonominë si dhe për reformat publike, ai ka krijuar një reputacion si opinionist publik i respektuar dhe kontributi i tij është vlerësuar gjerësisht nëpërmjet angazhimeve të ndryshme për institucione kombëtare dhe autoritete publike si dhe organizata ndërkombëtare. Ka botuar disa studime, artikuj e publikime të specializuara.

Nga i akuzuar në shkencëtar anti-korrupsion

Sipas sajtit të Institutit të Studimeve Bashkëkohore, kjo OJF ka kryer me dhjetëra studime, të financuara nga donatorë të huaj dhe vendës. Pas kthimit nga Italia, ku mërgoi nga frika e arrestimit, Artan Hoxha dhe Genc Ruli, me rotacion drejtor dhe president, qysh nga viti 1996, kanë bashkëpunuar dhe me qeveritë shqiptare të Meksit, Nanos, Metës, Berishës, si dhe kanë merituar besimin e ambasadave amerikane, britanike, gjermane, si dhe të Bankës Botërore, BE-së etj. Hoxha dhe Ruli janë paguar të kryejnë studime dhe projekte edhe kundër korrupsionit. Po përmendim disa: Qeverisja me drejtësi dhe mënyrë demokratike. Programi i shtetit ligjor në Shqipëri, korrik 2004 – qershor 2007, partnerë: USAID, Casals, etj; Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë, 2004-2005;  Konfliktet e Interesit 2007, USAID, Casals; Prokurimi Publik 2001-2003, donatorë: MSI, USAID, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; Inkurajimi i reformës në shërbimin civil të Shqipërisë, shtator  2001- maj 2004, donatorë: Banka Botërore, qeveritë shqiptare të Ilir Metës dhe Fatos Nanos; në vitet 1999-2000 dhe 2000-2001ka trajnuar qeveritë e Ilir Metës për privatizimet me fondet e Bankës Botërore, UNDP-së, Bankës Evropiane të Investimeve.

Instituti i Studimeve Bashkëkohore thotë se ka marrë pjesë dhe në studimin Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimit të Bregdetit (tetor 2007 – janar 2008) me Bankën Botërore. Për këtë projekt pati polemika në vitet 2009-2010, ku u përfol implikimi i dhëndrrit të Kryeministrit aktual. Projekti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit financohet i tëri nga paratë e donatorëve të huaj. Kostoja fillestare e projektit ishte 38.5 milionë dollarë dhe ai do të zbatohet nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit. Projekti përfshin 17.5 milionë dollarë nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare, 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal. Afërsisht 23 për qind të fondeve totale të projektit të financuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) janë disbursuar deri në vitin 2009. Një grant i Komisionit Evropian, me një disbursim total prej 1.8 milionë dollarësh, u mbyll në 30 qershor 2009.

Edhe Druri i Arrës, INSIG-u, KESH-i

.. Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Kur shpërtheu skandali i drurit të arrës, duke qenë se Artan Hoxha nuk ishte deputet, pra nuk kishte mbrojtje nga imuniteti, ai gjeti

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›