Vargjet në Shekulli, Arben Duka shpallet kulak i Festivalit të 50 në RTVSH
Jorida Pasku
Arben Duka, autori më i njohur i teksteve në Festivalet e RTVSH, duket se është shpallur kulak nga drejtuesit e RTVSH për shkak të publicistikës së tij opozitare dhe vargjeve të famshëm satirike në Shekulli kundër disa figurinave të pushtetit.
Tendenca e qartë për të injoruar kontributin e tij u duk qysh natën e parë të para-festivalit kur para prezantimit të këngës së tij Vlen sa një jetë, spikerja tha se Duka është fitues i tre çmimeve të para si autorë tekstesh.
Në fakt ai është fitues i 7 çmimeve të para si autorë tekstesh në atë festival dhe dhjetëra çmimeve të dyta dhe të treta. Arben Duka ka fituar tre Çmime si bashkautor me këngët: Çel si gonxhe dashuria, Në moshën e rinise, Mirësia dhe e vërteta. Dy çmime të para për natën e të rinjve me këngët: Yjet e shpresës, Ti ku ishe nëna ime? dhe mbi te gjitha ka dy çmime te para si poeti më i mirë me tekste: Mirësia dhe e vërteta dhe Besoj veç në dashuri. Ai ka marrë pjesë në 35 festivale dhe ka mbi 70 këngë.
Përpjekja e drejtuesve të Festivalit të 50 në RTVSh për ta injoruar një nga kontributorët më të mëdhenj të gjallë të këtij festivali tregton qartë ku është katandisur radiotelevizioni publik, i cili duket se ka frikë dhe nga historia e vet, kur vjen fjala për të bërë bilancin e 50 viteve të tij.
“Kam marrë pjesë në 35 festivale dhe kam mbi 70 këngë. Kjo është e vërteta po Pa-laçot se thonë, mbasi më konsiderojnë armik të pushtetit. Kjo gjë ndodh për arsyen e thjeshtë se TVSH-në e drejton TV KLAN dhe skenarin e festivalit e ka shkruar TV KLAN dhe unë jam këtej nga SHEKULLI – tha Duka në linjë telefonike për Shekullin