E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Zot a pa Zot?

Share

Nga Eda Derhemi

Është e thjeshtë të thuash nuk besoj. Ndoshta është më e saktë të thuash se në këtë çast besoj se nuk besoj. Ajo që besoj është se në faza të ndryshme të jetës, të gjithë kalojmë nga një pozicion në tjetrin në raport me hyjnoren, duke kërkuar zgjidhje për problemet që kemi, duke parritur frikërat ose duke i kërkuar llogari shkencore e racionale vetes për Atë të cilit i njohim pa motiv mashkullorësi dhe ia shkruajmë emrin me të madhe, edhe pa e njohur e besuar fare. Edhe vetë kjo fjali që sapo shkrova, vë re se shpreh prirjen time për të mos besuar, aq sa edhe padëshirën për të qenë kategorike për çka kalon kufirin e hulumtimit të të vërtetave minore të tokës: Kurrë mos thuaj kurrë! Edhe korb në u bëfsh!

Ashtu si u rrit brezi im i lindur në njëzetvjeçarin përcaktuar nga vitet 50 e 60, zor të besosh. Ne u bëmë në erën e mungesës totale të diskursit teologjik, shpesh qoftë edhe të atij me veten, një boshllëk që ulërin dhunë mbi zhvillimin e natyrshëm njerëzor; dekada e viteve 70 është dekadë vendimtare në formësimin tonë, dhe ajo dekadë është e shenjuar nga deformimi. Megjithatë mungesa e kontaktit me fenë, nuk më duket të më ketë dëmtuar. Gjithçka që di dhe mësoj për ditë, më bën të ndihem gjithnjë e më e sigurtë për distancimin prej fesë, e jo fort e sigurtë për shtytjen pa kushte të idesë së Zotit. Një ndër filozofët më të njohur kristianë në rrethet akademike të ShBA-ve, Alvin Plantinga, mendon se, nëse kur ishte student, nuk do kish lëvizur nga Harvardi për në një universitet calvinist, zor të kish ngelur kristian sot. Pa dyshim, shkolla dhe ambienti ku rritemi na ndikojnë në mënyra të ndryshme, por jo detyrimisht të drejtpërdrejta.

Mbaj mend kur isha fare e vogël një copëz vendi në dhomën time të gjumit që e quaja Perëndi. Ishte thjesht copë muri. Nuk e di çma bënte atë pëllëmbë muri, mistik e hyjnor. Sia thashë kurrë kujt, e zgjati nja dy-tre vjet, derisa një ditë u zhduk sikur skish qenë kurrë në mendimet e mia. Ndoshta lidhej me momentet që më tmerronin kur isha mes pesë e shtatë vjeç, dhe dëgjoja nonën time të butë që natën thoshte lutje në arabisht e, duke folur me pëshpërimë, e zinte gjumi. Më vonë në tetëvjeçare, madje edhe pak në gjimnaz, kisha supersticione nga më të çuditshmet që lidheshin me vijat e vardha, me gropat nëpër trotuare, me dritat e rrugës që ndizeshin kur errësira niste e pushtonte Tiranën, me pemë e shtylla elektrike që duheshin prekur diçka mes paganizmit të pastër dhe botës primitive orientale të time gjysheje. Ndërsa universiteti shënoi largimin tim total nga të gjitha idetë me zota ngujuar në trurin tim. Dhe kjo, jo nga presioni i ideologjisë marksiste marrë në shkollë; madje në universitet prirjet anti-establishment që më vinin prej tim eti, morën përpjestime shumë sistematike, dhe do ishin kanali më i mirë për të më shtyrë drejt besimit. Por tendenca për të mos besuar ishte si shkrepëtimë atyre viteve, e gjithçka tjetër dukej fare absurde. Me të njëjtën frymë revolucionare rrita dy vajzat e mia, për fat me burra që ndanin ide të ngjashme me të miat. E madhja mësoi nga unë kur ishte katër vjeç (ndërkohë që ishte edhe nën presionin e edukatoreve kristiane të thekura të kopshteve të Italisë së Jugut), se Jezu Krishti skish lidhje me Perëndinë dhe se duhej dekonstruktuar si figurë historike e politike. Vajza e vogël që tani është 11 vjece në Shtetet e Bashkuara, erdhi nga shkolla para pak ditësh dhe më tha: Mami: shoqet e mia të klasës më thonë se, përderisa unë jam ateiste, nuk mund të jem kaq e gëzuar që po vijnë Krishtlindjet! Si se kuptojnë që këto dy gjëra skanë asnjë lidhje! Pra vajza ime 11-vjeçare, e qetë e me gojën plot i thoka vetes ateiste! Jam e bindur që jam fajtore për një lloj lavazhi të padrejtë truri që u kam bërë vajzave të mia, sado të lumtura qofshin ato të dyja për këtë masazhim ideor. Dhe nuk ndihem mirë. Por nuk do doja as ti kisha lënë pa një lloj udhërrëfimi, ndërkohë që ideologji më pak e më shumë dominante, bëjnë udhë në mendjen e kujtdo me ose pa ndërmjetësinë e prindërve. Mund të vendosësh ti mbash larg feve, por janë ato që duhet të vendosin për lidhjet e veta me atë gjësendin që mund ti thuhet edhe Zot. E si i bëhet kësaj?!

Nga statistika të fundit në ShBA (Eric Weiner, NYT, 10 dhjetor, 2011) del se vetëm rreth 12% e amerikanëve nuk i takojnë ndonjë besimi fetar, por, ndër ta, 93% besojnë në Zot. Pra vetëm 7% e këtij 12%-ëshit na qenkërkan ateistë (dhe ndër ta edhe ime bijë 11 vjeçe?!)! Nuk kam të dhëna për Shqipërinë, por nga njohja ime praktike e vendit dhe njerëzve, mund të them se, sado që numri i atyre që u bashkohen feve të ndryshme rritet, numri i shqiptarëve që nuk njohin fe është shumë më i lartë se ky i amerikanëve, pavarësisht nga fetë e gjyshërve tanë. Kjo pjesë mua sinqerisht e me egoizëm më pëlqen, sido që sjam e bindur për të mirat që na sjell. Them se edhe numri i atyre që besojnë në fuqi që kanë para-rregulluar (apo prishur) botën dhe njerëzimin, duhet të jetë më i ulët ndër ne. Por për këtë nuk kam bindje. Ajo që më shqetëson është se ne nuk meditojmë sa duhet, nuk pyesim veten dhe sjelljet tona sa duhet, për shumë çështje të jetës e të njeriut. Pa dyshim rikonsiderimi i lidhjeve me Zotin, jashtë kornizave të fesë, do ishte ndër më fatlumet shpenzime energjish që do kryenim, cilido qoftë rezultati i tyre. Por jam e ndërgjegjshme se, jashtë kornizave të fesë, kjo lloj marrëdhënieje e individëve të pafe, është utopike në çfarëdolloj shoqërie reale. Përveçse po të besonim në sensus divinitatis që e beson edhe Plantinga, ose sensin e divinitetit me të cilin lindin brenda vetes të gjitha qeniet njerëzore. Ai i quan tipat si ne, qenie të cilave nuk u funksionon si duhet ky atribut njerëzor. Ndërsa mua më duket vetja edhe më funksionale sesa ai, sidomos sepse i jap një konsideratë të sinqertë e serioze gjithë teorive të Plantingës dhe paraardhësve të tij për pajtimin perfekt të teorive shkencore evolucioniste, me idenë e tyre të evolucionit të udhëhequr nga lart. Por nuk më bindin aspak. Përkundrazi besoj ende në procesin e një evolucioni të rastësishëm e të paudhëhequr, i cili mes të tjerash, krijoi njeriun me fakultetin e lindur të sensit gjuhësor dhe atij etik, por jo me atë të divinitetit që më duket i stisur nga qeniet fetare. Në këtë mes jemi të gjithë me prova të pjesshme, por më duket se ata që besojnë në Zot, i kanë edhe më të varfëra e të tërthorta provat e veta.

Por unë nuk jam për ti mbyllur derën idesë. Gjithçka që i vlen e i duhet njeriut, për mua duhet të ekzistojë. Nëse besimi në Zot vlen së paku për të shëruar shpirtin e njeriut që përjeton një dhimbje jashtë forcave të mendjes e shpirtit njerëzor, atëherë jam e gjitha për të, edhe po se besova. Kur ai moment vjen, të gjithë duam një melhem për shpirtin, e ato nuk i gjen nëpër farmaci. Nuk jam për fenë, se besoj se historikisht është ndjekur nga korrupsioni ekonomik e politik dhe ka vepruar me mjete agresive e manipuluese. Por ndoshta një ditë do ta besoj Zotin, edhe si e pafe nuk e di. Ka disa njerëz që dua e që i shoh si qenie me kulturë e zgjuarsi superiore, që besojnë. Më mjafton edhe kaq për të shkundur pak arrogancën time zotore.

Por për këtë fundviti jam e kënaqur me përsiatjen rreth Zotit. Jam e kënaqur që në shtëpinë time festohen Krishtl

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›