Dy të mitur rrahin policin

Dy persona të moshës së mitur, kanë sulmuar fizikisht në Parkun e Qytetit në Shkup një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së diel, përpara një klubi të natës.
Dy të miturit të moshës 17 vjeç, të identifikuar si S.K dhe K.L, nga Shkupi, kanë qëlluar me grushte efektivin, pas kërkesës së këtij të fundit për t’i legjitimuar ata. Ngjarja po ndriçohet nga Policia, pas çka do të ngrihen kallëzime penale./Indeksonline./